Njerëzit e famshëm kanë fuqinë të ndikojnë në bukurinë dhe trendet e modës – veçanërisht me flokët e tyre.

Gjatë dekadave të fundit, ka pasur disa prerje flokësh të famshme që kanë krijuar zhurmë gjithandej.

Listën e fillon ylli jonë i preferuar nga seriali “Friends”. Stilimi i Jennifer Aniston – i quajtur “The Rachel”, u emëruar pas emrit të personazhit Rachel Green – ishte prerja më e famshme e flokëve në Amerikë në vitet ’90.

Fakt mjaft interesant, pasi aktorja në të vërtetë nuk ishte adhuruese e pamjes së krijuar nga floktari i njohur Chris McMillan sepse e kishte të vështirë të stilonte veten.

Por, padyshim që kishte edhe shumë stilime tjera të bukura që u kopjuan më pas nga shumë persona.

Më poshtë gjeni disa nga stilimet më të bukura që lanë shenjën e tyre në historinë e bukurisë:

/Telegrafi/