LAJMI I FUNDIT:

Prerje, maviosje dhe kocka të thyera: Protestuesit pro-BE në Gjeorgji detajojnë rrahjet brutale nga forcat speciale

Prerje, maviosje dhe kocka të thyera: Protestuesit pro-BE në Gjeorgji detajojnë rrahjet brutale nga forcat speciale

Një javë me demonstrata të ashpra në Gjeorgji kanë parë që forcat speciale të trajtojnë dhunshëm protestuesit që po sfidojnë vendimin e diskutueshëm të qeverisë për të vonuar ofertën e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Ish-republika sovjetike ka njohur protesta më parë, por shumë thonë se këto janë më të mëdha dhe më të ashpra.

Shumë gjeorgjianë mendojnë se janë në prag të kthimit në sundimin njëpartiak nga i cili shpëtuan një brez më parë dhe thonë se do të protestojnë për aq kohë sa duhet.


Bëhet e ditur se shumë prej njerëzve të arrestuar gjatë javës së kaluar i janë nënshtruar trajtimit brutal nga policia dhe forcat speciale.

CNN ka biseduar me 10 protestues, duke përfshirë pesë gazetarë dhe një politikan opozitar, të cilët thanë se ishin rrahur nga forcat speciale – burra të maskuar dhe të paidentifikueshëm.

Ata pësuan lëndime, duke filluar nga prerjet dhe mavijosjet deri te kockat e thyera që lanë disa të shtruar në spital.

Mbi brutalitetin e supozuar nga forcat e maskuara, mediumi ka kërkuar koment nga Ministria e Punëve të Brendshme të vendit, por nuk ka marrë përgjigje.

Siç raportohet, tensionet po ziejnë në vend që nga zgjedhjet e diskutueshme në tetor, përcjell Telegrafi.

Partia në pushtet Georgian Dream – tashmë 12 vjet në detyrë – pretendoi fitoren, por vëzhguesit thonë se votimi nuk ishte as i lirë dhe as i drejtë.

Kryeministri Irakli Kobakhidze njoftoi më 28 nëntor se qeveria e tij do të pezullonte bisedimet e pranimit me BE-në, edhe pse rreth 80% e gjeorgjianëve e mbështesin bashkimin.

Pas këtij njoftimi, mijëra njerëz dolën në kryeqytetin Tbilisi, për të kërkuar nga qeveria të respektojë dëshirën e tyre.

Gazetari Aleksandre Keshelashvili për gazetën lokale Publika.ge, njoftoi se kishte qenë pjesë e protestave.

Ai pa teksa Salome Zourabichvili – presidentja pro-perëndimore e vendit, në një përplasje me qeverinë e saj – u përball me një mur policie.

Më pas, policia u forcua nga dhjetëra persona të maskuar.

Edhe pse ata kanë qenë të pranishëm në protesta më parë, numri i tyre ishte shumë më i madh këtë javë.

“Ndryshe nga policët e zakonshëm, këta burra nuk veshin uniforma që tregojnë departamentin dhe gradën e tyre. Ata nuk kanë asnjë shenjë të identifikueshme”, tha Keshelashvili.

Disa prej tyre u përballën me Keshelashvilin teksa qëndronte pranë parlamentit me gazetarë të tjerë.

“Papritur”, tha ai, “më tërhoqën nga grupi dhe filluan të më rrahin”.

“Po bërtisja unë jam gazetar”, tha Keshelashvili, duke shtuar se ai u përpoq të shpjegonte se thjesht po bënte punën e tij.

Më pas, ai u hodh në atë që ai e përshkroi si një “korridor rrahjeje” dhe u arrestua.

Pasi u mor në paraburgim, Keshelashvili tha se do të kishte kaluar një natë në qeli, nëse një mjek nuk do ta kishte parë se kishte nevojë për një operacion urgjent. Hunda i ishte thyer në disa vende.

Presidentja e vendit deklaroi se gazetarët janë shënjestruar qëllimisht.

Ndryshe, kritikët janë të shqetësuar nga mbështetja në rritje e qeverisë tek këto forca speciale në përpjekje për të frenuar protestat.

Megjithëse disa nga protestuesit janë shumë të lënduar, shumë thanë se dhuna me të cilën janë përballur nuk do t’i pengojë ata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?

Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?

Botë
A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedy dhe King?

A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedy dhe King?

Amerika
AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

Botë
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Serbia
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Botë
Kalo në kategori