LAJMI I FUNDIT:

Preparatet bimore gjatë shtatzënisë janë potencialisht të rrezikshme – mos t’ju mashtrojë mbishkrimi “natyrale”

Preparatet bimore gjatë shtatzënisë janë potencialisht të rrezikshme – mos t’ju mashtrojë mbishkrimi “natyrale”

Marrja e preparateve me bazë bimore paraqet rrezik potencial gjatë shtatzënisë, tregon përmbledhja më e re e studimeve shkencore, e botuar në revistën Science, dhe nuk duhet të merren lehtë

Çdo ilaç për të cilin nuk është konstatuar me siguri që është i sigurt për shtatzënat, patjetër duhet shmangur apo të përdoret me kujdes të veçantë.


Shumica e prodhimeve “natyrale”, madje edhe ndonjë ushqim, paraqesin rrezik potencial për fetusin, shkruan Steven Novella, neurolog (Yale University School of Medicine), transmeton Telegrafi.

Substancat të cilat gjenden në preparatet bimore dhe në artikuj ushqimorë mund të kalojnë nëpërmjet placentës, tregojnë studimet shkencore.

Madje edhe nëse vetë substancat nuk mund të depërtojnë deri te fetusi, metabolitet e tyre të cilat shfaqen në zorrë mund ta bëjnë atë.

Gabimi themelor është që bëhet dallimi midis preparateve bimore dhe ilaçeve, ndërsa ai dallim është artificial.

Edhe pse bimët prodhojmë substanca bimore “natyrale”, ato gjithmonë janë të huaja për organizmin e njeriut dhe duhet trajtuar me kujdes, posaçërisht kur i konsumojnë shtatzënat në sasi më të mëdha.

Kur merren produktet bimore në formë të koncentruar, atëherë ai është ilaçi si edhe çdo tjetër, dhe mund të ketë efekte anësore, kundërindikacionet, kalojnë nëpërmjet placentës dhe të sekretohet nëpërmjet qumështit.

Industria e suplementeve nuk do t’jua tregojë këtë, si edhe nuk ka mbikëqyrje të duhur mbi prodhimin e këtyre preparateve bimore – nuk dihet as sa janë të pastra, as a përmbajnë vërtet dozën e shënuar në paketim.

A janë vitaminat e shtatzënisë thjesht hedhje poshtë e parave? /Telegrafi/