Një tjetër bashkëpunim shumë interesant i është shtuar sezonit veror të klipeve në estradën shqiptare.

Bëhet fjalë për Uki Latifin, DJ Dagz dhe PM, të cilën kanë publikuar projektin e tyre më të ri, këngën dhe klipin "Jena dashni".


Kënga është ritmike verore dhe është punuar nga Royal Group, ndërsa tekstin e ka shkruar vet Uki Latifi.

"Jena dashni" është publikuar në YouTube edhe me një klip mjaft veror, të punuar nga produksioni ASHA. /Telegrafi/