LAJMI I FUNDIT:

Premiera e shfaqjes “Bretkosa”

Premiera e shfaqjes “Bretkosa”

Regjisorja Berisha rikthen në skenën kosovare aktorin Ilir Tafa

“Bretkosa” është shfaqja e re me regji të Burbuqe Berishës, e inskenuar në teatrin AAB “Faruk Begolli”.

Në shfaqjen me tekst të dramaturgut kroat Dubravko Mihanoviq, luajnë Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala dhe Valmir Krasniqi.

“’Bretkosa’ trajton tematika të ndjeshme dhe një ballafaqim me realitetin që ka kaluar Kosova që nga mbarimi i luftës. Ka të bëjë pikërisht me gjendjen aktuale në vend”, ka thënë Berisha. “Shfaqja ka si temë kryesore vetminë, një njeri të vetmuar në një hapësirë të madhe urbane siç është Prishtina”. /RTV21/