LAJMI I FUNDIT:

Prej sot transporti publik falas në Shkup

Prej sot transporti publik falas në Shkup

Për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në Bashkinë e Shkupit, administrata e bashkisë ka ndërmarrë masa konkrete për të ndihmuar në uljen e ndotjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë qëllim, transporti publik prej sot do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Shkupit deri në momentin e uljes së ndotjes së ajrit. Kjo është njëra nga masat që ka ndërmarrë bashkia, bëri të ditur dje kryetari Koce Trajanovski.


Ai apeloi që të gjithë kryetarët e komunave të bashkisë së Shkupit të ndihmojnë në subvencionimin financiar të transportit publik. Kjo masë vlen edhe për transportin privat./Telegrafi/