LAJMI I FUNDIT:

Prej nesër fillon sezoni i ngrohjes në Maqedoni

Prej nesër fillon sezoni i ngrohjes në Maqedoni

Temperaturat e ulëta në Maqedoni janë shkak për fillimin e sezonit të ri të ngrohjes 10 ditë më herët. Prej nesër, 5 tetor, do të fillojë edhe furnizimi i energjisë së ngrohjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Gjatë disa ditëve të fundit, ekipet kanë kryer prova të vazhdueshme të ftohta në sistem me qëllim që të menjanohen pengesat eventuale dhe të sigurohet dërgimi në kohë dhe cilësor i energjisë së ngrohjes tek konsumatorët, kumtoi kompania dhe informoi se defektet eventuale mund të paraqiten në numrin e telefonit 01/3076-200, në linkun http://beg-distribucija.com.mk/pregled-i-veb-prijava-na-defekt/ ose përmes sms porosive në numrat 076 350 298, 078 207 056 dhe 070-369-337’, kështu thonë nga KRE. /Telegrafi/