LAJMI I FUNDIT:

PreFoto hap konkursin e fotografisë për edicionin e nëntë

PreFoto hap konkursin e fotografisë për edicionin e nëntë
Ilustrim

Janë hapur aplikimet për edicionin e nëntë të PreFoto-s që do të mbahet në muajin nëntor në Preshevë. Tema edhe këtë edicion do të jetë e lirë. Rregullat e aplikimit janë si më poshtë:

• Konkursi është i hapur për të gjithë fotografët profesionistë dhe të apasionuarit e fotografisë.

• Fotot me ngjyrë ose bardh e zi

• Çdo pjesëmarrës mund të aplikojë në maksimum me tri foto.

• Fotot duhet të dërgohen në rezolucionin prej minimum 2400 pikselë ose 300 dpi, në cilësinë më të lartë në formatin JPEG.

• Fotot nuk duhet të posedojnë ndërhyrje.

• Çdo fotograf do të merr konfirmim për pranimin e fotove, ndërsa do të lajmërohen vetëm ata që do të pranohen në ekspozitë/konkurs.

• Fotografitë e dërguara duhet të titullohen.

• Fotografitë mund të dërgohen në e-mail adresën: prefoto2011@gmail.com

• Aplikimi është pa pagesë

• Data e fundit e aplikimit 20.10.2019