LAJMI I FUNDIT:

Predikuesi fetar inkurajon besimtarët të pinë helm kundër minjve (Foto)

Predikuesi fetar inkurajon besimtarët të pinë helm kundër minjve (Foto)

Pastori Light Monyeki, që predikon në një kishë katolike të Afrikës së Jugut, i ka inkurajuar besimtarët të pinë helm kundër minjve, për të dëshmuar se janë besimtarë.

Duke pretenduar se kjo materie shëndosh trupin dhe shëron sëmundjet, i ashtuquajturi Profet i Dritës e ka pirë një gllënjkë nga shishja, transmeton Telegrafi.


Helm kundër minjve, për të dëshmuar besimin

Pas kësaj, turma e ndjekësve të tij janë afruar që në mënyrë vullnetare të pinë ujin e helmuar.

“Ne duhet të dëshmojmë se besojmë duke pirë Rattax, që është shumë helmues. Vdekja nuk ka efekt mbi ne, sepse jemi besimtar”. ka thënë Monyeki para turmës.

Pastori bizar…

Pasi ky rast është përhapur në publik, forcat e rendit e kanë intervistuar dhe kanë bërë hetime nëse ai është me të meta mendore dhe po përpiqet të mbysë njerëz.

Megjithëse nuk është shënuar ndonjë sëmundje apo komplikim më serioz te ata që provuan pijen, pastori është suspenduar deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/