LAJMI I FUNDIT:

Prapaskenat e mbledhjes së KS të OKB, Sahatqija: Daçiq erdhi dhe na ofendoi rëndë (Video)

Prapaskenat e mbledhjes së KS të OKB, Sahatqija: Daçiq erdhi dhe na ofendoi rëndë (Video)

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku është debatuar për raportin tremujor të shefit të UNMIK-ut, ka pasur polemika të ashpra në mes ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku dhe shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq. Ndërsa, ky i fundit, duke parë se gënjeshtrat e tij nuk po shiten më, ka sulmuar verbalisht dhe ka fyer ambasadoren Çitaku pas përfundimit të mbledhjes.

Kryediplomati serb, Ivica Daçiq, e ka shfrytëzuar edhe këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit për të bërë akuza e shpifje në drejtim të Kosovës, veçmas lidhur me aksionin policor në veri të Kosovës kundër zyrtarëve policorë të dyshuar për kontrabandë dhe krim të organizuar.


Akuzave të Daçiqit i është përgjigjur në mënyrë të argumentuar ambasadorja Çitaku, e cila ka kërkuar edhe largimin e misionit të OKB në Kosovë, duke thënë se ai e ka humbur kuptimin.

Mbase i nervozuar që shpifjet dhe akuzat e tij në KS të OKB nuk janë përfillur pothuaj nga askush, shefi i diplomacisë serbe, pas përfundimit të mbledhjes ka sulmuar verbalisht ambasadoren Çitaku.

Teuta Sahatqija, konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, e cila ishte e pranishme në mbledhjen e KS të OKB, ka sqaruar për Telegrafin gjithë ngjarjen.

Ajo tregoi se gjatë fjalimit të saj, ambasadorja Çitaku tha se “Kosova nuk është produkt i secesionit prej Serbisë por produkt i dekolonizimit prej saj”.

“Daçiqi nisi menjëherë me fyerje e fjalë të rënda, duke thënë se ajo [Çitaku] po gënjen dhe se nuk është e vërtetë”, tha Sahatqija, për Telegrafin.

“Kur u krye seanca ne u afruam te misionet e SHBA dhe Britanisë së Madhe për të protestuar për deklarimin e Nënsekretarit të Përgjithshëm për Çështjet Ligjore, Joao Miguel Ferreira, i cili në kërkesën tonë për ta takuar dhe diskutuar rreth Rregullores së  UNMIK-ut 2000/49, ai na refuzoi dhe tha se nuk na takon sepse Kosova nuk është shtet. Në atë moment na u afrua Ivica Daçiq dhe nisi të fyente me fjalë banale”, tha Sahatqija.

“Ai nisi të thotë se është gënjeshtër teza e dekolonizimit dhe nisi të përdorë fjalë fyese, të rrugës”, tha Sahatqija.

Ndryshe, sot në Këshillin e Sigurimit, Daçiq akuzoi Kosovën se kanë sulmuar zyrtarin rus të UNMIK-ut në veri.

Çitaku nga ana tjetër tregoi se ai zyrtar rus e ka penguar policinë e Kosovës derisa po kryente një aksion kundër krimit të organizuar në disa komuna, përfshirë këtu edhe ato veriore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori