LAJMI I FUNDIT:

“Pranoje kush je, më ke thënë a dëshiron me t’bo masazh”, studentja ballafaqohet me profesorin Xhevat Krasniqi

“Pranoje kush je, më ke thënë a dëshiron me t’bo masazh”, studentja ballafaqohet me profesorin Xhevat Krasniqi

Rreth 27 studente kanë akuzuar profesorin e Fakultetit të Edukimit për ngacmim seksual. Sot, studentet protestuan në sallën ku ishte paraparë të mbahet mbledhja e Këshillit të Etikës të Universitetit të Prishtinës.

Një studente u ballafaqua direkt me profesorin, i cili po akuzohet për ngacmim seksual, transmeton Telegrafi.


“Më ke thënë a dëshiron me t’bo masazh, pranoje që edhe nga universitetet tjera je larguar për ngacmim seksual… pranoje kush je. Jam tut para një viti, sot nuk tutna”, u shpreh studentja, gjatë ballafaqimit me profesorin Krasniqi.

Pas kësaj deklarate të studentes, profesori dëgjohet duke bërë një telefonatë, ku tregon se i është bllokuar dalja nga Administrata Qendrore e UP-së.

​Protesta e studentëve vazhdon në sallën ndaj profesorit Krasniqi, aty hyn edhe policia
Lexo po ashtu ​Protesta e studentëve vazhdon në sallën ndaj profesorit Krasniqi, aty hyn edhe policia

Ndryshe, Lëvizja Feministe Studentore për disa ditë me radhë po proteston para rektoratit të UP-së, e kësaj radhe në sallën e Administratës Qendrore të UP-së, ku edhe nuk lejuan daljen e profesorit nga salla.

Xhevat Krasniqi pasi ka përfunduar deklarimin e tij, anëtarët e Këshillit të Etikës e kanë pyetur atë rreth vlerësimit që ka bërë në lëndën e tij dhe për disa prej deklaratave të studenteve që kanë raportuar ngacmimin. /Telegrafi/