LAJMI I FUNDIT:

Pranë monumentit të Vaçe Zelës

Pranë monumentit të Vaçe Zelës

Agjencia Telegrafike Shqiptare gjatë një vizite në Lushnjë, preku nga afër emocionet e qytetarëve që vizitonin skulpturën e Vaçe Zelës, vendosur nga bashkia e Lushnjës në qendër të qytetit.

“Është krenaria e gjithë popullit shqiptarë dhe e gjithë Shqipërisë. E kam njohur kur kam qenë e vogël dhe kur këndonte te shtëpia e kulturës, diku këtej nga përroi, ishte dhe një pus aty, ku ne hipnim dhe dëgjonim zërin e Vaçes. Një zë i ëmbël dhe i bukur që na bënte për vete. Sa të jemi, ne lushnjarët nuk bëhet fjalë, por e gjithë Shqipëria ndihet krenare për Vaçe Zelën”, tregon një zonjë.


“E kam pasur aq qejf Vaçe Zelën, sa hipja në majën e ullirit për ta dëgjuar. Ishte e mrekullueshme. E kemi njohur kur kemi qenë të vogla. Ajo ka pasur një familje të varfër, por me rritjen e Vaçes u rregullua çdo gjë”, tha një zonjë tjetër.

“Është talenti më i madh në Shqipëri. Vlerësimi jonë është maksimal si brez i ri, duke qenë dhe se jemi persona që vlerësojmë artin. Gjithmonë respekt për të. Krenari!”, tha një zonjushë.

“Gjëja më e bukur që ka bërë Lushnja është vendosja e bustit të Vaçe Zelës”, vijon një tjetër.

Një zonjë nga Tirana, Keti, u shpreh se Vaçe Zela është një nga këngëtaret me të mira që ka patur vendi jonë. “Kam ardhur nga Tirana për bustin”, vijoi ajo, teksa këndoi dhe disa vargje nga këngët e mirënjohura të Vaçe Zelës.

Po ashtu dhe disa vajza të reja, shumë pranë bustin, këndonin këngë të këngëtares ikonë të muzikës shqiptare, të njohur edhe si bilbili i muzikë shqiptare.

Busti i ikonës së muzikës shqiptare Vaçe Zela në Lushnjë, qytetarët: Krenari për të gjithë Shqipërinë

Busti i ikonës së muzikës shqiptare Vaçe Zela në Lushnjë, qytetarët: Krenari për të gjithë Shqipërinëhttps://ata.gov.al/2020/01/26/busti-i-ikones-se-muzikes-shqiptare-vace-zela-ne-lushnje-qytetaret-krenari-per-te-gjithe-shqiperine/Agjencia Telegrafike Shqiptare gjatë një vizite në Lushnjë, preku nga afër emocionet e qytetarëve që vizitonin bustin e vendosur nga bashkia e Lushnjës në qendër të qytetit.“Është krenaria e gjithë Shqipërisë. E kam njohur kur kam qenë e vogël dhe kur këndonte te shtëpia e kulturës, diku këtej nga përroi, ishte dhe një pus aty, ku ne hipnim dhe dëgjonim zërin e Vaçes. Një zë i ëmbël dhe i bukur që na bënte për vete. Sa të jemi, ne lushnjarët nuk bëhet fjalë, por e gjithë Shqipëria ndihet krenare për Vaçe Zelën”-, tregon një zonjë.

Publiée par Agjencia Telegrafike Shqiptare sur Dimanche 26 janvier 2020