Kryeqyteti i Çekisë, Praga, nga viti i ri do të ndalojë marrjen me qira të skuterëve elektrikë. Këshilli qytetit vendosi këtë të hënën.

Banorët u ankuan për skuterët elektrikë të parkuar në mënyrë të pahijshme, ndërsa u regjistrua një rritje e aksidenteve (disa prej tyre edhe me pasoja fatale).


Skuterët elektrikë të shërbimeve si Bolt dhe Lime mund të merren me qira përmes aplikacioneve në telefonat inteligjentë.

Skuterët elektrikë për qira janë veçanërisht të popullarizuar tek turistët për eksplorim të shpejtë dhe fleksibël të qytetit.

Si alternativë ofrohen biçikletat për qira. Kujtojmë se nga metropolet e mëdha evropiane, vendime të ngjashme kanë marrë Madridi dhe Parisi. /Telegrafi/