LAJMI I FUNDIT:

Pozonte pranë elefantit të vogël, modeles ia zhvesh fustanin kafsha në Tajlandë

Pozonte pranë elefantit të vogël, modeles ia zhvesh fustanin kafsha në Tajlandë

Ky është momenti qesharak kur një elefant i vogël ia zhvesh fustanin një modeles, e cila po pozonte karshi tij.

Është Megan Milan që vizitoi Chia Lai Orchid në Tajlandë, kur një elefant vetëm tri javë jetë, e bëri të ndihet në siklet, transmeton Telegrafi.


Pamjet e këtij momenti janë bërë virale dhe deri më tani kanë marrë mbi 12 milionë shikime në TikTok, ku shihet sesi Megan derisa pozonte karshi tij, elefanti i afrohet dhe e rrëzon në tokë.

Sikur kjo të mos i mjaftonte, ai ia zhvesh fustanin dhe vazhdon ta prek me hundën e tij gjigante.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar nga ky “incident”, kurse motra e modeles ndërhyri për ta larguar elefantin e vogël që pranë kishte edhe të ëmën.

Madje ajo tërë ngjarjen e mori me sportivitet, pasi nuk mund të ndalej duke qeshur me veprimin e elefantit të vogël. /Telegrafi/

@megan.milan Reply to @vanessa_lebogang big sister said “get up off that girl” lol #travel #elephants ♬ original sound – megan.milan