Edhe këtë javë, Telegrafi Jobs sjell një përzgjedhje të mundësive më të reja për punësim në tregun vendor, duke përfshirë pozita nga sektorë të ndryshëm – nga shitja dhe shërbimet, deri te kërkimi dhe administrata.

Një nga pozitat e shpallura këtë javë është ajo për Real Estate Agent nga Redsand Real Estate. Kjo mundësi është e përshtatshme për kandidatë me aftësi të zhvilluara komunikimi dhe interes në sektorin e patundshmërive, duke ofruar një ambient dinamik për ndërtimin dhe avancimin e karrierës në fushën e shitjes dhe ndërmjetësimit.


Në fushën e kërkimeve dhe komunikimit, Global Opinion Research ka hapur pozitën për Agjent të thirrjeve (gjermanisht). Ky rol është ideal për kandidatët që zotërojnë gjuhën gjermane dhe duan të punojnë në një ambient ndërkombëtar, me fokus në hulumtime dhe komunikim direkt me klientë.

Ndërkohë, në sektorin publik dhe shërbimeve, KRU ''Drini i Bardhë'' kërkon Inkasant (sezonal). Kjo pozitë ofron një mundësi të mirë për përvojë pune në terren dhe përfshirje në operacione të rëndësishme të kompanisë.

Për ata që synojnë të zhvillohen në sektorin e shitjes, Viva Fresh Store ka disa pozita të hapura si Department Menaxher, Arkatar dhe Sektorist. Këto role janë të përshtatshme për kandidatë me energji dhe gatishmëri për të punuar në një ambient dinamik, me mundësi avancimi brenda kompanisë.

Të gjitha gjitha këto dhe shumë shpallje të tjera mund t'i gjeni në Platformën Telegrafi Jobs, e cila vazhdon të jetë pikë urëlidhëse mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve në Kosovë.

Eksploroni mundësitë dhe aplikoni në kohë – mundësia e radhës mund të jetë pikërisht ajo që po kërkoni.

Real Estate Agent

Apliko Tani!

Redsand Real Estate

Agjent/e Thirrjesh

Apliko Tani!

Global Opinion Research

Inkasant me kontratë & Inkasant Sezonal

Apliko Tani!

KRU "Drini i Bardhë" Sh.A-Pejë

Department Menaxher/e, Arkatare, Sektorist/e

Aplikoni Tani

Viva Fresh Store