LAJMI I FUNDIT:

Potoku, fshati i Llapit ku jetojnë vetëm dy familje (Video)

Potoku, fshati i Llapit ku jetojnë vetëm dy familje (Video)

Fshati Potok është një vend kodrinoro-malor, i gjendur në një rrafshnaltë të Komunës së Podujevës, në kufi me Serbinë.

Nga 30 shtëpi, sa kishte dikur në fshat, sot kanë mbetur vetëm dy familje, e që rrallëherë edhe ata mund t’i gjesh aty.


Ai i cili rri më shumë në vendlindjen e tij është Zymber Rrahimi. Ai ka thënë se e ka lënë jetesën në vende perëndimore, pikërisht për fshatin e tij të lindjes.

“Para 10 viteve kam ardhur këtu në fshatin Potok. Në vitin 1992 jam larguar në shtetet e jashtme ndërsa në 2005 jam kthyer përsëri në vendlindje. Në përgjithësi është vend i përshtatshëm për blegtori dhe bujqësi, ujë ka gjithmonë, edhe bjeshkët i ka afër që i ndihmon zhvillimit të blegtorisë”, deklaron banori i fshatit  Zymber Rrahimi, për RTV Dukagjini.

Vendi ka një luginë paksa të madhe, të cilin dikur e quanin Përroi i Islamit, emër të cilin e ka marrë edhe sot- Potok, që do të thotë përrua.

Fshati ka një sipërfaqe të madhe, prej të cilave kryesisht janë me livadhe, kullosa e male.

“Prej vitit 1986-87 tokat e këtij fshati kanë qenë të mbjella me misër. Familja jonë deri në vitin 1989 më pak se 15 krerë lopë nuk ka pasur, pastaj edhe rreth 60 dele dhe ma ato ne jemi marrë”, shprehet Zyber Rrahimi, përcjell Telegrafi.

Lart në kodrën e këtij vendi, ndodhet një rrafshnaltë e bukur, ku i sheh edhe fshatrat e tjerë përreth.

Ndërsa edhe ato pak shtëpi sa kishin mbetur, ishin mbushur nga degët e pemëve, të cilat kishin marrë ngjyrë vjeshte.

Zymber Rrahimi ka thënë se asnjëherë nuk është penduar që është kthyer në këtë fshat.

“Kemi qenë shumë më të kënaqur edhe pse kemi pasur më shumë varfëri. Tash nuk na mungon asgjë nga gjërat materiale, por nuk ka harmoni. Në rrugë mund të takohemi dhe i bëjmë njëri-tjetrit një përshëndetje të ftoftë”, thotë Rrahimi.

Mes ngjyrave të bukura të fshatit, shtëpive të zbrazura, ky vend të ofron qetësi.

Banori Zymber Rrahimi, edhe pse tërë kohën i vetëm shëtit malet e kodrat e fshatit Potok, ka thënë se dashuria që ka për fshatin e tij i tejkalon të gjitha./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori