LAJMI I FUNDIT:

“Potencial për rritje të tensioneve në Kosovë para 27 majit” – “Octopus” del me një analizë rreth rrjetit Putin-Vuçiq në Ballkan

“Potencial për rritje të tensioneve në Kosovë para 27 majit” – “Octopus” del me një analizë rreth rrjetit Putin-Vuçiq në Ballkan

Instituti për Studimin e Luftës Hibride “Octopus” ka publikuar së fundmi një analizë rreth deklaratave të presidentit serb Alkesandar Vuçiq dhe atij rus, Vladimir Putin si dhe sulmet në Moskë.

Analiza identifikon një retorikë të përbashkët mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në lidhje me konfliktet në Ukrainë dhe Kosovë, si dhe reagimin ndaj sulmeve në Moskë.


Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka kërcënuar perëndimin se ata duhet të zgjedhin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai më tutje ka vazhduar se nëse e zgjedhin Kosovën, Serbia do të “presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzojnë mundësinë”.

“Deklarata e tanishme e Vuçiqit është përgatitje e diskursit dhe terrenit politik për ndërmarrjet e ardhshme paraushtarake dhe ushtarake që synon t’i ndërmarr në kuadër të përkrahjes që i vjen nga Rusia dhe Kina. Këto dy vende së fundmi bashkë me vendet anëtare të BRICS kanë qëndruar të vëmendshme ndaj thirrjeve për dërgim të trupave të NATO-së në Ukrainë”, thuhet në analizën e “Octopus”.

Sipas kësaj analize Kuvendi ortodoks serb në Beograd dhe avancimi i Kosovës në NATO dhe Këshillin e Evropës, si dhe reagimet e liderëve serbë dhe Malit të Zi, shënojnë momente kyçe.

“Përveç kësaj, refuzimi i Kinës dhe Rusisë për të përkrahur rezolutën në OKB për armëpushim në Gazë, së bashku me njoftimin e Rusisë për formimin e një force ushtarake prej 100 mijë ushtarësh për një ofensivë në Ukrainë, janë faktorë të rëndësishëm”, thuhet në njoftimin për media.

“Octopus” shton se Serbia dhe Rusia shfaqin potencial për të ndërmarrë veprime për të shtuar tensionet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë para datës 27 maj.

“Avancimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare dëshmon për intensifikimin e konflikteve globale dhe rajonale. Rusia dhe BRICS interesohen për të ruajtur konfliktet aktuale dhe për t’i zgjeruar ato, duke preferuar vazhdim dhe zgjerim të luftës”, thuhet më tej në analizën e këtij instituti.

“Octopus” ka dalë edhe me pesë konkluzione pas kësaj analize. Ky institut vlerëson se:

1. Bashkëpunimi i Vuçiqit dhe Putinit në retorikë dhe qëllime tregon për një qasje të koordinuar ndaj sfidave të përbashkëta të destabilizimit në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

2. Angazhimi i Kishës Ortodokse Serbe në një kuvend në datë të shenjta ndërton një narrativë të përbashkët për mbrojtjen dhe përhapjen e interesave ortodokse në rajon.

3. Avancimi i Kosovës në strukturat ndërkombëtare ka shkaktuar tensione të mëdha dhe ka rritur mundësinë e konflikteve të reja, veçanërisht në kontekstin e mospranisë së Serbisë dhe Rusisë për t’i pranuar këto zhvillime.

4. Refuzimi i Rusisë dhe Kinës për një rezolutë për armëpushim tregon përpjekje për të ruajtur status quo-n në rajon dhe për të hapur hapësira të reja për konflikte edhe pse më vonë e njëjta u votua duke lënë gjurmët e përçarjes dhe synimeve realiste.

5. Njoftimi për formacionin e ri ushtarak rus për një ofensivë potenciale në Ukrainë tregon për një situatë të tensionuar dhe mundësinë e eskalimit të konflikteve në rajon në të ardhmen.

Analizën e plotë mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori