LAJMI I FUNDIT:

Posta e Kosovës promovon pullat postare “20 Vjetori i Lirisë”

Posta e Kosovës promovon pullat postare “20 Vjetori i Lirisë”
Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, së bashku me kryeministrin Haradinaj, i dhuruan pullën e parë postare të punuar në bronz me imazhin e Bill Clinton

Në kuadër të tematikës “20 Vjetori i Lirisë”, Posta e Kosovës promovon pesë pulla postare me imazhet e miqve më të mëdhenj që i ka populli ynë, Presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, dy Sekretareve të Shtetit, zonjës Madeleine Albright dhe Hillary Clinton, Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, si dhe Komandantit Suprem të NATO-s, gjeneralit Wesly Clark në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës.

Sipas njoftimit për media, kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me nderime të larta e pritën dhe i dhuruan pullën e parë postare të punuar në bronz me imazhin e mikut tanë më të çmuar amerikan, që sot arriti në Kosovë, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton.

“Këto personalitete botërore janë meritore që përkrahen luftën e drejtë të UÇK-së, organizuan Konferencën e Rambujesë për Kosovën, morën vendimin për fillimin e bombardimeve të NATO-sndaj ushtrisë pushtuese ish jugosllave, shpëtuan popullin shqiptar të Kosovës nga spastrimi etnik dhe gjenocidi serb. Populli i Kosovës do t’u mbetet përjetësisht mirënjohës këtyre personaliteteve dhe shteteve anëtare të NATO-s që ishin të rreshtuara në krah me të drejtën tonë historike, ato hynë triumfalisht në Kosovë, më 12 qershor 1999, si dhe jemi shumë falënderues për qëndrimin e tyre 20-vjeçar në ruajtjen e paqes”, thuhet në njoftim.


Në njoftim thuhet se Filatelia e Postës së Kosovës është përkujdesur që përmes pullave postare të nderojë miqtë e popullit të Kosovës në 20 vjetorin e lirisë, ashtu siç e nderuam ditë më parë edhe ish Presidentin e SHBA-ve, Woodrow Wilson për përkrahjen që i dha kombit shqiptar para 100 vitesh në Konferencën e Paqes në Paris./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bëhet viral momenti kur kancelari gjerman kupton se Rama ka fituar mandatin e katërt

Bëhet viral momenti kur kancelari gjerman kupton se Rama ka fituar mandatin e katërt

Lajme
“Mirë se vini në Shqipëri”, liderët evropianë surprizohen nga videoja e veçantë e krijuar nga intelegjenca artificiale

“Mirë se vini në Shqipëri”, liderët evropianë surprizohen nga videoja e veçantë e krijuar nga intelegjenca artificiale

Lajme
Rama gjunjëzohet sërish para Melonit

Rama gjunjëzohet sërish para Melonit

Lajme
Merr pjesë në Samit, por nuk e përmend askund Tiranën - has në reagim postimi i Mickoskit

Merr pjesë në Samit, por nuk e përmend askund Tiranën - has në reagim postimi i Mickoskit

Lajme

"Ne nuk do t’jua japim tokën e Car Dushanit", Specialja ngre aktakuzë për nxitje të urrejtjes ndaj një personi në Zubin Potok

Lajme
Kompania“RAD” e lidhur me Milan Radoiçiqin, sponsor në qendrën sportive të mbyllur në veri të Mitrovicës

Kompania“RAD” e lidhur me Milan Radoiçiqin, sponsor në qendrën sportive të mbyllur në veri të Mitrovicës

Lajme
Kalo në kategori