LAJMI I FUNDIT:

Posta e Kosovës kërkon punë nga Qeveria, jo mëshirë

Posta e Kosovës kërkon punë nga Qeveria, jo mëshirë

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Postës së Kosovës, Halit Isufi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta ndihmojë këtë kompani që të funksionojë ngjashëm me kompanitë simotra në vendet e rajonit.

Isufi në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re” është shprehur se Posta e Kosovës dhe punëtorët e saj nuk kërkojnë lëmoshë, por punë nga ana e Qeverisë së Kosovës, pasi një mundësi e tillë ekziston. “Ne po kërkojmë që disa shërbime të subvencionohen nga ana e institucioneve të Kosovës, pasi nuk mund të kemi rezultate të mirëfillta nëse ne vazhdojmë që për një pliko prej 50-centësh t’i humbim 20 euro. Kjo po ndodh tani, sepse ne po punojmë për qytetarët e vendit. Ne një pliko po e dërgojmë me një pagesë solide deri në cepin më të largët të Kosovës”, ka thënë ai.

Isufi është shprehur se shumë çështje janë të trashëguara nga e kaluara, kur Posta e Kosovës ishte nën një ombrellë me VALA-n dhe Telekomin, të cilat sot po afarojnë më mirë se Posta e Kosovës.


“Ne deri më tani i kemi ulur dy herë pagat, përfshirë edhe të kryeshefit ekzekutiv. Ne mendojmë se ai e ka një pagë që duke llogaritur sa ka punë ai, është e vogël. Ne i falënderojmë të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës, të cilët kanë pranuar që të marrin paga më të ulëta”, ka theksuar ai. I pari i Bordit të Postës së Kosovës ka vlerësuar se nëse Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, merr vendim që Posta t’i shpërndajë të ardhurat sociale, kjo kompani do t’i arkëtojë rreth 400 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori