LAJMI I FUNDIT:

Posta e bankat, interes nga kuponët fiskal (Video)

Posta e bankat, interes nga kuponët fiskal (Video)

Qytetarëve u është lehtësuar procedura për dorëzimin e plikove me kupon fiskal, mirëpo tash atyre u duhet ta paguajnë edhe një provizion shtesë para se ta marrin interesin nga Administrata Tatimore e Kosovës. Derisa më herët u janë ndalur paratë nga bankat tash u ndalen edhe nga Posta e Kosovës.

Megjithatë, Burim Geci nga Posta e Kosovës ka deklaruar për Tribuna Channel se marrëveshja në mes të Postës dhe ATK-së për rimbursimin e kuponëve fiskal është në interes të qytetarëve pasi atyre do t’u kursehet koha dhe transporti, për faktin se tash ata do ta kenë më të lehtë dorëzimin e plikove përmes Postës së Kosovës.


Ndërsa Shoqata e Bankave të Kosovës përmes postës elektronike ka shpjeguar për qytetarët lidhur me provizionet që marrin bankat e Kosovës për shumat që fitojnë qytetarët nga rimbursimi i mjeteve.

“Shoqata e Bankave të Kosovës ka mbajtur një takim me ATK me datën 1 korrik 2015, ku është diskutuar çështja e provizioneve për rimbursimet e kuponëve fiskal për qytetarët e Kosovës. Në takim jemi dakorduar që ATK do të diskutoj me BQK për të definuar kodin i cili do te përdoret përmes modulit masiv dhe nëse do të lejoj që këto pagesa të bëhen pa provizione. Ngase deri tani pa provizione janë lejuar vetëm pagesat e pagave. Në rast se ky dakordim do të arrihej në mes të ATK dhe BQK, atëherë edhe qytetarët do të përfitonin”, thuhet ne pergjigjen e BQK-së per Tribuna Channel.

Nga 1 prilli, qytetarët e Kosovës mund t’i dorëzojnë plikot me kupon fiskal në të gjitha zyrat e postës së Kosovës, për sa kohë që procedurat për dorëzim nuk kanë ndryshuar.

Më herët, dorëzimi i plikove është bërë vetëm në shtatë pika, të vendosura në shtatë qëndrat regjionale. Për rrjedhojë kishte tollovi para sporteleve të ATK-së.

Për shkak të interesimit, disa herë, është dashur të shtyhen edhe afatet për dorëzimin e këtyre plikove. /Gazeta Tribuna/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Ekonomi
Kalo në kategori