LAJMI I FUNDIT:

Positerapia në mjekësinë moderne dhe vlerat kurative të ujit mineral natyral “GLINA”

Positerapia në mjekësinë moderne dhe vlerat kurative të ujit mineral natyral “GLINA”

Më datë 21 prill në Prishtinë u zhvillua konferenca e 3-të mjeko-shkencore “Positerapia në Mjekësinë Moderne” organizuar nga Shoqata e Urologëve të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe Shoqata e Nefrologëve të Kosovës në bashkëpunim me ujin mineral Glina.

Në këtë event, Prof. Dr. Flamur Tartari, Dr. Thanas Naci, Prof. Dr. Nestor Thereska, Prof. Dr. Ibrahim Rudhani dhe Dr. i Shkencave, Arbër Neziri, trajtuan temat si “Gjendja e urolitiazës në Shqipëri”, “Positerapia në aparatin urinar në mjekimin e gurëve” dhe “Rezultatet e përdorimit të ujit mineral natyral Glina në sëmundjet e veshkave”.

Ata sugjeruan ujin Glina si një mënyrë alternative për parandalimin e këtyre sëmundjeve duke u bazuar në studimin dyzet vjeçar kryer për këtë ujë.

Të ftuarit e kësaj konference ishin kryesisht mjekë urologë, nefrologë dhe gastroentorologë.

Në këtë event u theksuan vlerat kurative të ujit mineral Glina për të cilat janë bërë edhe disertacionet e doktoraturave të mjekëve të njohur si Dr. Shaban Malaj, Dr. Xhelal Dëzhgiu, Dr. Arbër Neziri, Dr. Avni Fetau si dhe Dr. Sabri Tmadha.

Në vitet 1948-1991 një studim i kryer mbi 15,000 të sëmurë në fshatin Glinë të cilët frekuentonin kurortin terapeutik të ngritur në atë kohë, shfrytëzonte si të vetmin mjekim për ata, ujin mineral natyral të Glinës.

Ky studim i gjatë evidentoi vlerat kurative nëpërmjet konsumimit të këtij uji mineral.

Bazuar në këto fakte shkencore të konfirmuara ndër vite, folësit e kësaj konference sugjeruan përdorimin e Glinës si një ujë mineral me vlera të mëdha kurative duke përmendur të gjitha benefitet për shëndetin e njeriut.

Artikull i sponsorizuar