LAJMI I FUNDIT:

Profil: Philippe Halsman, një nga fotografët më të mëdhenj të shekullit XX (Foto)

Profil: Philippe Halsman, një nga fotografët më të mëdhenj të shekullit XX (Foto)

Philippe Halsman (1906-1979) ishte i veçantë në fotografinë e tij, sepse arrinte që të famshmit, artistët e ndryshëm, por edhe politikanët më të mëdhenj të kohës, t’i zë në pozicione të papritura. Më poshtë mund të shihni disa nga fotografitë vërtet të shkëlqyeshme të Halsmanit, të cilat dëshmojnë gjenialitetin e tij.

Ta zëmë, në pamjen e parë shihni Dalin, në fotografinë e kapur në vitin 1948. Dali ka qenë i njohur jo vetëm si piktor i madh, i cili ka mustaqet e veçanta, por edhe si njeri shumë kontrovers. Duket që Halsman në këtë fotografi i zuri të gjitha këto elemente.


Salvador Dali

Në fotografinë e dytë kemi Marilyn Monroen, në kulminacionin e karrierës së saj, në vitet pesëdhjetë. Norma Jean Baker, siç ishte emri i saj i vërtetë, pas martesës së parë, në vitin 1944 braktis burrin dhe nisë karrierën e cila do ta ndryshojë përjetë e mot atë dhe mbarë botën.

Marilyn Monroe

Suksesi dhe ndërrimi i madh, fama e paparë deri më atëherë, Monroes, do t’i kushtojë më së shtrenjti – me jetë. Ajo do të vetëvritet më 1963, në moshën 36-vjeçare, në rrethana të pasqaruara. Do të ketë rrëfime edhe për involvimin e klanit Kennedy në këtë rast, sepse thuhet që Marilyn ka qenë dashnore e dy vëllezërve Kennedy – Johnit dhe Bobit. Sidoqoftë, kur në vitin 1999, magazina më e njohur në botë për bukurinë femërore, “Playboy” i Hugh Hafnerit, bëri përzgjedhjen e njëqind femrave më të bukura të Shekullit XX, Marilyn Montroe ishte e pakonkurrencë për sa i përket vendit të parë.

Marilyn Monroe

Pra, Monroe ishte dhe mbeti e para. Së paku në fotografinë e Halsmanit, ajo duket e lumtur dhe e kënaqur me karrierën e saj. E themi së paku sepse, siç nënvizuam më parë, ajo në thelb nuk e gëzoi shumë famën.

Marilyn Monroe

Në fotografinë e radhës shihet Winston Churchill, me siguri, njëri ndër politikanët më të mëdhenj të shekullit të kaluar. Churchill, kur mori postin e kryeministrit, në ditët e para të luftës kundër nazizmit, ishte krejtësisht i sinqertë me popullin e tij.

“Nuk kam çfarë t’ ju premtoj tjetër, pos djersë, gjak, lot dhe vuajtje…Por, ne do të fitojmë”, ishte i bindur Churchill.

Winston Churchill

Njeriu që fitoi luftën dhe i cili i pari në vitin 1945 pa rrezikun e Bashkimit Sovjetik, përndryshe autori edhe i sintagmës së “Perdes së hekurt” (Iron Curton), e cila ndau Evropën në dysh, do t’i humbë zgjedhjet dhe do të tërhqet prej politike. Halsman e ka zënë Churchillin në vitin 1951, në çaste të vetmisë dhe të meditimit. Duhet shtuar edhe një fakt të cilin pakkush e di. Churchill ka fituar Çmimin Nobel për letërsi, për kujtimet e tij për periudhën e Luftës së Dytë Botërore.

Nëse dikush ka mundur t’ia rrezikojë fronin Marilyn Monroes, kjo ka qenë, të cilën e shihni në fotografinë tjetër të Halsmanit. Edhe kësaj here fjala është për fotografinë e vitit 1948, ku Halsman ka zënë identitetin e mirëfilltë filmik të Liz Taylorit. Ajo ishte një zonjë e vërtetë e kinematografisë, një bukuroshe e cila bënte që gjysma e Hollivudit të çmendet pas saj. Nuk është çudi, prandaj, që pikërisht Taylor u zgodh për të luajtur rolin e Kleopatrës fatale egjiptiane, e cila çmendi Jul Qezarin dhe bëri që perandorët romakë të luftojnë kundër njëri tjetrit. Pak veta dinë që ta zëmë, Qezari është ai i cili, pa dashje, kalli Bibliotekën e Madhe të Aleskandrisë, teksa luftonte në anën e Kleopatrës.

Elizabeth Taylor

Taylor u martua tetë herë, dy herë me Richard Bartonin. Është gjallë dhe preokupohet shumë me Fondin për të sëmurët nga AIDS-i.

Në dy fotografitë e fundit, shihen dy bukuroshe të tjera, të cilat, secila prej tyre, la gjurmë të pashlyeshme në historinë e filmit.

Grace Kelly

Më lartë kemi Grace Kellyn. Mbase, pak veta e njohin Princeshën e Monakos, e cila vdiq në një aksident trafiku, në vitin 1982. Kelly ishte aktorja më e preferuar e regjisorit të madh anglez, Alfred Hitchockut, i cili me siguri, meriton të mbajë, edhe sot e kësaj dite, titullin e regjisorit më të madh të filmave të kriminalitetit. Kelly ishte shumë e bukur por njëkohësisht edhe aktore e jashtëzakonshme. Braktisi Hollivudin dhe pozitën e mbretëreshës së filmit, për Monakon, dhe pozicionin e princeshës.

Brigitte Bardot

Në fotografinë e funit kemi aktoren Brigitte Bardot, në vitin 1955, në pushimoren e njohur franceze, Saint-Tropez. Ishte tek fillimi i karrierës së saj, e cila fitoi peshë të veçantë falë regjisorit Roger Vadime. Bardot ishte, në fakt, seksimboli nr, 1 në Evropë, e vetmja që asokohe mund të shtyhej me Marilyn Monroen. Kishte karrierë të ndryshueshme filmike. Këto rënie dhe ngritje e përcollën edhe në jetë. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Kulture
KATËR GJËRA

KATËR GJËRA

Poezi
EZRA POUND

EZRA POUND

Poezi
DREJTËSIA!

DREJTËSIA!

Fjala+
DUART E NËNËS

DUART E NËNËS

Poezi
Kalo në kategori