Portieri që u bë i njohur duke e rivënë topin në lojë me grusht dhe duke e dërguar në mes të fushës (Video)

Ibrahim Alma, portieri i përfaqësueses siriane të futbollit, është bërë i famshëm falë mënyrës së tij të veçantë për të dërguar topa të gjatë drejt mesfushës.
Ndryshe nga kolegët e tij që përdorin këmbët, Alma përdor vetëm duart.
Çuditërisht, rezultati është i njëjtë.
Dhe atë nuk e bënë në ndeshje miqësore, pire prej atyre më të rëndësishmeve.
Në ndeshjen e fundit që Siria e zhvilloi me Japoninë, Alma, e bëri këtë gjë.
Siria është duke e kërkuar një vend në Kupën e Botës që zhvillohet në Rusi vitin e ardhshëm.
Rivënja me dorë e portierit në këtë mënyrë, mund tu ndihmojë edhe portierëve të tjerë që nuk janë të saktë me këmbë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































