LAJMI I FUNDIT:

Porti i Durrësit, janar – shtator, përpunohen 404 mijë tonë mallra më shumë se sa vjet

Porti i Durrësit, janar – shtator, përpunohen 404 mijë tonë mallra më shumë se sa vjet

Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 3.12 milionë tonë mallra, ose 15 përqind më shumë sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Ndërkaq, eksportet nga Durrësi me afro 903 mijë tonë kanë pasur një rritje prej 4 përqind krahasuar me vjet, ndërsa rritja e volumit të mallrave të importit arrin në 20 përqind.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në Autoritetin portual, mësohet se volumi i mallrave të përpunuar gjatë këtij 9 mujori e ka tejkaluar me rreth 404 mijë tonë volumin e mallrave që u përpunuan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Anijet tregtare që përpunohen në tre prej terminaleve të portit më të madh të Shqipërisë kanë arritur shifrën prej 2.44 milionë tonë mallra me një rritje prej 18 përqind më shumë se sa vitin e kaluar, ndërsa nga tragetet janë përpunuar në terminalin përkatës afro 680 mijë tonë mallra, ose 5 përqind më shumë se sa në përiudhën janar – shtator gjatë vitit 2018./ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori