LAJMI I FUNDIT:

Portet kroate “parajsë” e jahteve të biznesmenëve serbë të afërt me Vuçiqin

Portet kroate “parajsë” e jahteve të biznesmenëve serbë të afërt me Vuçiqin

Kryetari i qytetit serb Novi Sad, Millosh Vuçeviq, politikan i afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së fundmi i ka bërë thirrje serbëve që të pushojnë në Kroaci, por disa nga biznesmenët serbë, jahtet e të cilëve janë ankoruar në portet kroate, janë shumë të afërt me strukturat qeverisëse në Serbi, shkruan e përditshmja kroate Jutarnji list.

Që nga fillimi i mijëvjeçarit, ku sipërmarrësit filluan të blejnë në mënyrë masive jahte në ishujt Paklenski, porti i Palmizhanit dhe restorantet në Kroaci janë bërë destinacionet e preferuara për biznesmenët, sportistët dhe yjet e estradës në Serbi, transmeton Telegrafi.

Një pjesë e këtyre jahteve janë në lidhje të vazhdueshme me Malin e Zi, por nuk është numri i vogël i atyre që kanë lidhje të vazhdueshme me portet kroate.


Nga portet kroate, për të cilat siç shkruan Jutarnji list, dihet se kanë jahte në pronësi të kompanive të mbështetura nga sipërmarrësit nga Serbia, e gazetarët e kësaj të përditshme kroate marrin vazhdimisht të njëjtën përgjigje – dhe krejt kjo për shkak të deklaratave të Vuçeviqit.

“Ju lutem që të mos më citoni kësaj radhe në tekst. Prej vitesh kam pasur mysafirë nga Serbia që janë mysafirë të shkëlqyeshëm dhe miq tanë, por nuk mund të zbulojmë emrat e tyre”, thonë nga menaxhmenti i një porti kroat.

Disa prej biznesmenëve serbë që kanë lidhje në portet kroate, janë shumë të afërt me strukturat qeverisëse në Serbi, e siç raporton Jutarnji list, aty theksohen dy emra.

Derisa kalimtarët dhe pushuesit e shumtë parakalojnë është e pamundur të mos ju bie në sy jahti Azimut Millenium II. Fjala është për jahtin luksoz që kap vlerën e rreth tetë milionë eurove dhe që është në pronësi të Ivan Boshnjakut, bashkëthemelues i Millenium Team.

E përditshmja kroate duke u thirrur në rrethin e ngushtë të sipërmarrësve në Beograd, bën të ditur se fjala është për kompaninë që është e lidhur me të gjitha projektet e Serbiagazit.

Jutarnji list shkruan se presidenti i klubit të futbollit Partizan, Ostoja Mijailoviq, ka jahtin e ankoruar në një port pranë hotelit Le Meridien, që është 25 metra i gjatë dhe vlen rreth 5 milionë euro.

Ostoja Mijailoviq, sipërmarrësi 43-vjeç, kohë më parë ka qenë anëtar i partisë Serbia e Re të cilën e braktisi shtatë vite më parë dhe kaloi në Partinë Përparimtare të Serbisë.

Aty theksohet se në brigjet kroate nuk është diçka e rrallë kur shihet jahti “joyME” e Filip Cepterit si dhe jahti i Dragan Shebulovit, Milan Popoviqit, Millan Bekës dhe Millosh Luliqit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re

Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re

Serbia
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq

New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit

Serbia
Imazhe tronditëse të krijuara nga Inteligjenca Artificiale që “zbulojnë qytetet që do të përmbyten nga ngrohja globale deri në vitin 2100”

Imazhe tronditëse të krijuara nga Inteligjenca Artificiale që “zbulojnë qytetet që do të përmbyten nga ngrohja globale deri në vitin 2100”

Botë
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Serbia
Shtëpia e Bardhë jep detaje lidhur me dronët misteriozë mbi New Jersey

Shtëpia e Bardhë jep detaje lidhur me dronët misteriozë mbi New Jersey

Amerika
Kryeministrja daneze në udhëtim të stuhishëm në BE ndërsa shqetësimi i Grenlandës rritet

Kryeministrja daneze në udhëtim të stuhishëm në BE ndërsa shqetësimi i Grenlandës rritet

Evropa
Kalo në kategori