LAJMI I FUNDIT:

Porsche publikon pamje nga furgoni elektrik që nuk u prodhua kurrë

Porsche publikon pamje nga furgoni elektrik që nuk u prodhua kurrë

Jo më pak se 15 koncepte u zbuluan në vitin 2023 bashkë me librin “Porsche Unseen”.

Por, pa asnjë dyshim koncepti më interesant ishte furgoni elektrik Vision Renndienst.


Porsche së fundmi ka publikuar një video ku na jep mundësinë e rrallë për t’u njohur më mirë me furgonin dhe brendësinë e tij të veçantë.

Renndienst duket se është shumë më praktik se të tjerët, me një ulëse shoferi, ulëse në rreshtin e mesëm, dhe tre vende tjera pas tij.

Ky furgon ka vetëm një derë të vetme në njërën anë, dhe dy në anën tjetër. Të gjitha këto janë dyer rrëshqitëse.

Koncepti elektrik ka kontrolle me prekje në dyer dhe tavan, dhe padyshim cilësohet të jetë si produkti më emocionues i cili të paktën ende nuk është prodhuar. /Telegrafi/