LAJMI I FUNDIT:

Porsche Kosova me udhëzime për përdorim të veturës gjatë COVID-19

Porsche Kosova me udhëzime për përdorim të veturës gjatë COVID-19

Porsche Kosova, përfaqësuesi i autorizuar për shitje dhe mirëmbajtje të veturave: Volkswagen, Skoda, Seat, Audi dhe Porsche për Kosovë, ka marrë të gjitha masat e duhura që të kujdeset për shëndetin e stafit, klientëve dhe partnerëve të kompanisë, sipas rekomandimeve nga institucionet relevante.

Tani, pasi që janë relaksuar masat dhe do të keni më shumë kontakt me veturën tuaj, kujdesi duhet të shtohet edhe më shumë!


Ndiqni këshillat që i ka hartuar Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë në Republikën e Kosovës:

– Para se të hyni në veturë pastroni duart me dezinfektues me alkool.

– Dezinfektoni veturën tuaj duke filluar me pjesët që zakonisht keni kontakt: rripin e sigurisë, timonin, frenin e dorës, ndërruesin e shpejtësisë, dorezën e derës.

– Sigurohuni të përdorni dezinfektues me alkool, nëse përdorni shampon sigurohuni t’i lexoni përbërësit dhe mos përdorni çfarëdo zbardhuesi i cili mund të shkaktoj dëm në lëkurë, plastikë apo mbulesat tjera të veturës.

– Evitoni daljet e pa nevojshme. Qëndro në shtëpi qëndro i shëndetshëm!

Nga data 04.05.2020, Porsche Kosova ka ri-hapur dyert e showroom-it dhe servisit, por ju gjithashtu mund të vazhdoni ta kontaktoni kompaninë edhe online në faqet e internetit apo në rrjetet sociale ku ju mundësohet edhe të caktoni terminin për servisin tuaj të rradhes.

Facebook: Porsche Kosova

Instagram: Porsche Kosova

Web site: www.porsche-kosova.com

Web site: www.volkswagen-kosova.com

Web site: www.skoda-kosova.com

Artikull i sponzorizuar