Këngëtarja shqiptaro-britanike Dua Lipa kishte një vizitë të shpejtë 24 orëshe në Singapor për një ngjarje që bënte pjesë në një konferencë globale të shitësve të markës "Porsche", më 20 mars.

Këngëtarja 28-vjeçare ndau me ndjekësit fotografitë e saj të vizitës së shpejtë në llogaritë e saj në rrjetet sociale më 21 mars, me mbishkrimin: “Shumë argëtuese që kam qenë përsëri me familjen time të 'Porsche' për 24 orë në Singapor”.


E apasionuar pas veturave sportive, Lipa u bë ambasadorja globale e këtij prodhuesi të famshëm gjerman të automjeteve në nëntor 2023, shkruan The Straits Time.

dualipa 1711041414 3328779107381096365 12331195

Para "Porsche"-së, ajo ishte fytyra promovuese e "Jaguar" që nga viti 2018, pasi ajo mori licencën e saj për vozitje atë vit.

Këngëtarja e hitit "Dance The Night" publikoi disa fotografi të saj në The Ritz-Carlton, Millenia Singapor, me Marina Bay Sands në sfond.

dualipa 1711041414 3328779107381123022 12331195

Fotografitë e tjera përfshinin një ftesë për ngjarjen e Porsche që u mbajt në 'Event Plaza' të Marina Bay Sands, dhe një foto grupi me disa performues.

Sipas videove dhe fotove të tjera të publikuara, fituesja e çmimeve "Grammy" gjithashtu bëri 'selfie' me mysafirët në ngjarjen e "Porsche".

dualipa 1711041414 3328779107381151632 12331195

Albumi i saj i tretë "Radical Optimism", do të dalë në shitje më 3 maj. Ai vjen katër vjet pasi ajo publikoi albumin "Future Nostalgia" në vitin 2020. Ajo do të jetë gjithashtu në skenën kryesore të festivalit të muzikës Glastonbury, Pyramid stage, më 28 qershor në Angli. /Telegrafi/

dualipa 1711041414 3328779107389632545 12331195

dualipa 1711041414 3328779107532165353 12331195

dualipa 1711041414 3328779107381060096 12331195

dualipa 1711041414 3328779107389510574 12331195

dualipa 1711041414 3328779107381216898 12331195

dualipa 1711041414 3328779107632901194 12331195

dualipa 1711041414 3328779107381034911 12331195