LAJMI I FUNDIT:

Porsche Carrera e vozitur vetëm dhjetë kilometra është shitur për dy milionë euro (Foto)

Porsche Carrera e vozitur vetëm dhjetë kilometra është shitur për dy milionë euro (Foto)

Është raportuar kohë më parë, se do të del në ankand një Porsche 911 që është në mesin e vetëm 51 njësive që janë prodhuar ndonjëherë.

Megjithëse është besuar se kjo Carrera e prodhuar më 1993 do të shitet për shumë të lartë, nuk ishte besuar se dikush do të ofronte dy milionë euro, transmeton Telegrafi.

Blerësi është shprehur i kënaqur me veturën që është vozitur vetëm dhjetë kilometra, ndërsa ka qëndruar në garazh për një kohë të gjatë.

Por, ka gjendje shumë të mirë dhe me anë të 350 kuajfuqive, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta arrijë për 3.7-sekonda.

Të veçantë e bënë edhe enterieri tërësisht i ri dizajnuar, i cili ndodhet vetëm edhe në një 911 Carrera tjetër. /Telegrafi/