LAJMI I FUNDIT:

Porsche 911 Turbo S ‘kabriolet’ kapet duke u testuar në rrugë me borë (Foto)

Porsche 911 Turbo S ‘kabriolet’ kapet duke u testuar në rrugë me borë (Foto)

Pritet që ky 911 Turbo S, të ketë së paku 600 kuaj fuqi

Tashmë që 911 Carrera u prezantua në LA Auto Show, Porsche ka nisur të intensifikojë punën për 911 Turbo, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, ky model është spiunuar disa herë, por kësaj radhe është hasur versioni S kabriolet teksa testohej në rrugë me borë. Shihet qartë, se kjo nuk është zona më e papërshtatshme për këtë veturë sportive, por duket qartë se shoferi është kënaqur duke rrëshqitur nëpër borë.

Të vetmet ndryshime prej paraardhësit, duket se është tavani me pëlhurën që mund të hapet, si dhe dritat e reja LED, që ia kanë ndryshuar dukjen pjesës së përparme.

Pasi që modeli i tanishëm Porsche Turbo ofron 580 kuaj fuqi, pritet që versioni i ri të ketë së paku 20 njësi më shumë.

Frankfurt Auto Show që zhvillohet gjatë shtatorit të vitit që vjen, pritet të jetë panairi ku do të prezantohet kjo Porsche, e cila zakonisht lansohet pas modeli Carrera. /Telegrafi/