LAJMI I FUNDIT:

Porsche 911 Speedster pritet të jetë krejtësisht i njëjtë me konceptin (Foto)

Porsche 911 Speedster pritet të jetë krejtësisht i njëjtë me konceptin (Foto)

Në këtë formë, modeli final do ta ketë kapakun e rezervuarit në pjesën e përparme, bashkë me pasqyrat moderne.

Gjatë muajit të kaluar, Porsche e prezantoi konceptin e 911 Speedster, që dukej të jetë gati për prodhim, vetëm se me disa elemente për t’i rregulluar, transmeton Telegrafi. Megjithëse nuk është konfirmuar asgjë rreth prodhimit, paraqitja në Nurburgring të Gjermanisë ka treguar se është gjithçka gati. Derisa po priten lajme të reja, një burim i afërt me kompanisë, e ka rrjedhur një lajm të rëndësishëm.


Spike Feresten është shkrimtari dhe komiku, që ka qenë i ftuar në një emision në radio, i cili ka thënë se Speedster i ri, është krejtësisht i njëjtë me konceptin. Nëse bazohemi në fjalët e tij, që është njeriu i afërt me zyrtarët e Porsche, si dhe entuziast i prodhuesit gjerman, atëherë mund të themi se kemi të bëjmë me një makinë mjaft atraktive.

Po që se ndodhë kjo, atëherë kjo makinë do ta ketë kapakun e rezervuarit në pjesën e përparme, si dhe pasqyra moderne, që nuk janë parë ndonjëherë më parë. I njëjti burim ka thënë se Speedster do të prodhohet në 1,948 njësi, për të festuar 70 vjetorin e Porsche. Meqenëse 997 Speedster u prodhua në vetëm 356 njësi, modeli i ri që vjen me një edicion më të gjerë, pritet të jetë pak më i lirë. /Telegrafi/