LAJMI I FUNDIT:

Porosia vizuele nga Tirana

Porosia vizuele nga Tirana

Simbolet, ikona, teksti dhe ngjyrat në pallatin e kongreseve në Tiranën tonë ishin të qëlluara, diplomatike dhe domethënëse.

Në mes të tryezës është vendosur zemra jonë, shqiponja dykrenare dhe tredimensionale. Flamuri ynë kombëtar që në të dy krahët mban dhe mbështet flamurin e lodhur e të detyruar të Kosovës. Ky flamur sikur e fuqizon shqiptarin e Kosovës. Ky flamur që i rri në të dy krahët flamurit të Ahtisaarit, të jep kurajo e guxim, sikur të thotë: "Mos ke frikë, ec… në jemi një, nuk je vetëm".


Aty kemi një tavoline të rrumbullakët, që të jep idenë e bashkimit si një trup, si një kokë e si komb i vetëm. Tavolina është e vendosur mbi tepihun e kuq e që simbolizon sfondin e flamurit tonë kombëtar. Tavolina është e veshur me flamurin e BE-së. Kjo foto parë nga perspektiva e zogut, të lë të kuptosh se shqiptarët do të lidhen për në BE si shqiptarë, si një komb…

Përpos anës vizuale, Qeveria jonë ishte e kujdesshme edhe me tekstin. Teksti ishte domethënës, udhërrëfyes, identitet-ruajtës dhe po ashtu historik: “Një tokë, një popull, një ëndërr” bukur e qëlluar!