I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell gjatë qëndrimit në Kosovë, takoi presidentin e vendit, Hashimi Thaçin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Grenell gjatë qëndrimit në Kosovë foli për marrëveshjen finale me Serbinë, krijimin e qeverisë së re, largimin e taksave ndaj produkteve serbe dhe ndaljen e lobimit të Serbisë kundër shtetit të Kosovës.
Ai tha se tha se janë duke shikuar se çfarë po ndodhë me krijimin e qeverisë së re, por sipas tij, edhe vendet tjera kanë procese të njëjta kur është në pyetje formimi i koalicioneve.
“Çështja e formimit të Qeverisë nuk është ajo për të cilën do të flas, ne të gjithë po shikojmë nga jashtë. I thashë zotëri Kurtit se vendet si Britania e Madhe dhe Gjermania kanë luftë të madhe në formimin e koalicioneve për qeverisje. Ne vetëm po shikojmë se çka po ndodhë. Ju inkurajojmë të respektoni rregullat ashtu siç bëjnë të gjithë dhe të shoh se edhe vendet e tjera përballen me probleme në koalicione”, tha Grenell.
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha të enjten para gazetarëve se tarifa 100 për qind duhet të hiqet dhe po ashtu duhet të ndalet lobimi i Serbisë kundër Kosovës.
Sipas tij, këto të dyja duhet të ndalen, e popujt dhe bizneset të fokusohen në zhvillimin ekonomik.
“Shikoni prosperitetin në Amerikë…. Si t’u jepet të rinjve punë e shpresë. Ajo që kam dëgjuar nga bizneset amerikane është se duan të vijnë këtu por mendojnë se ka ende konflikt….”, ka thënë ndër të tjera Grenell.
Grenell tha se duhet të mundësohet përparimi dhe zhvillimi ekonomik dhe se ky do të jetë mesazhi që do ta përcjellë edhe gjatë vizitës së tij në Beograd, që është planifikuar për të premten.
Pas takimit me Grenell, përfaqësues të LVV dhe LDK nuk komentuan shumë për vizitën. Ndërkaq, presidenti i vendit Hashim Thaçi pas takimit të mërkurën mbrëma me Grenell tha se beson se një marrëveshje finale me Serbinë do të arrihet gjatë mandatit të presidentit amerikane, Donald Trump.
“Dëshiroj të falënderoj ambasadorin Grenell që sonte ka ardhur në Prishtinë, për vizitën që po na e bën. Në anën tjetër dëshiroj të falënderoj shumë marrëveshjen e re që kemi arritur nën lidershipin e Grenell dhe udhëheqjen e fuqishme të presidentit, Donald Trump, atë të linjës ajrore Prishtinë-Beograd. Mendoj që është diçka e re, atë që nuk kanë mundur të tjerët ta bëjnë është duke e bërë ambasadori Grenell dhe ambasada e SHBA-së. Roli i SHBA-së në këtë proces është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm. Kam besim të plotë së nën lidershipin e Trumpit do të arrijmë marrëveshjen finale me Serbinë”, ishte shprehur Thaçi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë