LAJMI I FUNDIT:

Pornhub publikoi raportin e më të shikuarve në vitin 2021: Cila është pornostarja më e kërkuar dhe kategoritë më të popullarizuara?

Pornhub publikoi raportin e më të shikuarve në vitin 2021: Cila është pornostarja më e kërkuar dhe kategoritë më të popullarizuara?

Faqja e internetit Pornhub publikoi të mërkurën raportin e saj vjetor mbi popullaritetin e videove të saj me përmbajtje për të rritur.

Sipas statistikave të saj, vendet që gjeneruan më shumë trafik gjatë vitit 2021 ishin Shtetet e Bashkuara, të ndjekura nga Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Franca, Italia dhe Meksika. Brazili u rendit në vendin e 10-të, Argjentina në vendin e 16-të dhe Kolumbia në vendin e 17-të në botë.


‘Hentai’ (zhanri anime i përmbajtjes pornografike) u bë termi më i popullarizuar i kërkimit në botë pasi u ngjit në vendin e parë në Amerikë, audienca më e madhe e Pornhub. ‘Hentai’ ishte një nga dhjetë kërkimet më të mira në pothuajse çdo vend në vitin 2021. ‘Romance’ ishte termi i dytë më i kërkuar dhe ‘Seksi në grup’ u rendit i treti.

Pornhub zbulon se çfarë kërkuan më së shumti shqiptarët në vitin 2021
Lexo po ashtu Pornhub zbulon se çfarë kërkuan më së shumti shqiptarët në vitin 2021

Videot e kategorizuara si ‘japoneze’ ishin ndër më të shikuara këtë vit, të ndjekura nga ato në kategoritë ‘lesbike’, ‘banoz’, ‘hentai’ dhe ‘milf’.

Lana Rhoades mbeti pornostarja më e kërkuar në Pornhub, duke grumbulluar mbi 1.23 miliardë shikime, e ndjekur nga Abella Danger, Eva Elfie dhe Riley Reid. I vetmi pornostar mashkull që hyn në këtë listë të 30 topave është ende Jordi El Niño Polla, i cili është në vendin e tetë në renditje.

Në Shtetet e Bashkuara, ‘hentai’ kaloi ‘lesbike’ si termi më i kërkuar në vitin 2021. ‘Milf’, ‘ebony’, ‘aziatik’ dhe ‘latina’ ruajtën pozitat e tyre të 3, 4, 5 dhe 6, ndërsa ai ‘treshe’ u ngjit me dy pika për t’u bërë termi i 7-të më i kërkuar në mesin e vizitorëve amerikanë.

Për sa i përket demografisë gjinore, kategoria ‘japoneze’ është ende më e popullarizuara në mesin e burrave dhe ‘lesbike’ në mesin e grave. Kategoria “treshe” renditet e katërta tek femrat dhe e 10-ta tek meshkujt.

Megjithatë, disa ngjarje bëjnë që trafiku i Pornhub të rritet, si për shembull kur Facebook dhe Instagram pësuan një ndërprerje shërbimi në tetor. Ndërsa njerëzit kishin më shumë kohë të lirë, ata iu drejtuan Pornhub. /Telegrafi/