LAJMI I FUNDIT:

Popullsia e Ballkanit po tkurret, Kosova me shkallë të lindjes nën dy fëmijë

Popullsia e Ballkanit po tkurret, Kosova me shkallë të lindjes nën dy fëmijë

Evropa Jug-Lindore po ballafaqohet me zvogëlim të madh të numrit të popullsisë. Problemet e shumta të rajonit i shtyjnë të rinjtë e talentuar të largohen nga vendlindjet.

Por nuk do të arrihet përparim në pjesën tjetër të Evropës pa njerëz të rinj, të talentuar. Në të gjithë Ballkanin, popullsia po zvogëlohet dhe plaket, dhe nëse nuk ndryshon kjo situatë, edhe më shumë do të largohen, shkruan economist.

Matja e demografisë në Ballkan është e vështirë: përveç atyre për lindjet dhe vdekjet, të dhënat tjera vështirë se mund t’i nxjerrim. Një punëtor krahu që largohet nga një shtet ballkanik për një vend pune në Gjermani, nuk ka pse t’ua tregojë autoriteteve shtetërore, transmeton Telegrafi.


Për shkak të historisë së ndërlikuar të rajonit, miliona qytetarë të saj mund të marrin pasaporta fqinje. Këto janë veçanërisht tërheqëse nëse vendi amë i përket BE-së, pasi shtetësia e tyre përfshin edhe të drejtën për të punuar kudo në Bashkimin Evropian.

Një e pesta e poseduesve të pasaportave kroate që punojnë jashtë vendit janë me siguri nga Bosnja-Hercegovina, dhe pothuajse të gjithë moldavianët që punojnë në Perëndim, kanë dokumente Rumune. E gjithë kjo e bën të vështirë të tregohet se kush është ku.

Në parashikimet aktuale, Bullgaria do të ketë 39 për qind më pak popullatë deri në vitin 2050 sesa në vitin 1990. Rajoni ka disa nga nivelet më të ulëta të lindshmërisë në botë.

Gratë boshnjake lindin mesatarisht 1.3 fëmijë dhe kroatët 1.4. Kosova, me një moshë mesatare 29-vjeçare dhe ka popullsinë më të re të rajonit, shkalla e lindjes është pothuajse dy (nën nivelin e zëvendësimit të vetvetes), e cila ka rënë për vite me radhë.

Diku tjetër, normat janë të ngjashme me ato të vendeve të Evropës Perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Botë
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Evropa
Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Kalo në kategori