Qindra adhurues hindu në Indi organizuan një festë të pirjes së urinës së lopës të shtunën, me bindjen se ajo do të largonte coronavirusin.

Ende nuk ekziston një vaksinë në dispozicion për virusin, i cili është duke u përhapur në të gjithë botën dhe deri më tani ka infektuar më shumë se 150,000 njerëz, me më shumë se 5,600 vdekje, transmeton Telegrafi.


25968188 8112169 image a 47 1584196146568

Por një grup i quajtur Akhil Bharat Hindu Mahasabha (All India Hindu Union) priti 'festën' e pirjes së urinës së lopës të shtunën në Delhi, kryeqytetin e vendit, me shpresën për të mbrojtur veten e tyre nga ky virus.

25968190 8112169 image a 49 1584196860065

Ajo u ndoq nga rreth 200 njerëz dhe organizatorët shpresuan të organizojnë ngjarje të ngjashme diku tjetër në Indi, i cili ka parë 84 raste me coronavirus dhe dy të vdekur.

25968824 8112169 image a 50 1584196891591

"Ne kemi pirë urinën e lopës për 21 vjet", tha Om Prakash, një person që ndoqi festën.

"Asnjëherë nuk kemi ndjerë nevojën për të konsumuar ilaçin anglez". /Telegrafi/