LAJMI I FUNDIT:

Poposki në Lihtenshtajn, diskuton për gjendjen e vendeve ballkanike

Poposki në Lihtenshtajn, diskuton për gjendjen e vendeve ballkanike

Ministri i punëve të jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki, mori pjesë në vizitë punë në Lihtenshtajn. Nga MPJ njoftojne se gjatë kohës së vizitës Poposki është takuar me ministrin e jashtëm, arsimit dhe kulturës, Aurelija Frik, si dhe me princin e Lihtenshtajnit, Alojs, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim është biseduar për bashkëpunim shumëpalësh, efektet mbi ekonomitë dhe integrimin politik në EFTA dhe për gjendjen e vendeve ballkanike pas vendimit për dalje nga BE-ja të Britanisë, si dhe për rreziqet nga kriza e emigrantëve dhe kërcënimet nga terrorizmi në nivel global./Telegrafi/