LAJMI I FUNDIT:

Ponosh: Po përgatitet shkëputja e Kosovës, Vuçiq pajtohet me këtë

Ponosh: Po përgatitet shkëputja e Kosovës, Vuçiq pajtohet me këtë

Ish-kandidati për president të Serbisë dhe ish-gjenerali ushtarak, Zdravko Ponosh, vlerësoi sot se Serbia është në proces anestezie për Kosovën, sepse po pret që t’i amputohet këmba dhe se pushteti i Aleksandar Vuçiqit nuk mund t’i rezistojë, për shkak të mentorëve të huaj.

Ponosh, që është kryetar i Lëvizjes Serbia Qendër, thotë se “nëse ‘kirurgu’ (Perëndimi) vendosi të na presë këmbën, nuk kërkon pëlqimin tonë. Ata e bënë atë në vitin 1999. Serbia mund t’i rezistojë kësaj, por Vuçiq nuk mundet”.


Këto komente Ponosh i bëri në televizionin “N1”, duke thënë se “i takon pushtetit serb të vendosë se kush do të nënshkruajë në emër të Serbisë propozimin franko-gjerman për ‘amputimin’ e Kosovës”, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, “Vuçiq tani është në ‘biznesin’ e anestezimit dhe mobilizimit të elektoratit të tij, sepse më 27 shkurt do të ketë ‘përqafim’ me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe për këtë duhet të punohet që të mos lejohet ‘amputimi’, sepse nëse këputet këmba, nuk ka më ndihmë”.

Siç shpjegoi Ponosh, “ndonjëherë pacienti nuk mund të japë pëlqimin, gruaja e tij mund ta bëjë këtë, dhe në rastin e Serbisë, ajo tani quhet Aleksandar Vuçiq”.

Ai  beson gjithashtu se ajo që ndodhi në protestën në Beograd, anestezonimi i opinionit, ashtu si historitë e mëparshme për arin e zbuluar ose rreth 5000 forca speciale ushtarake.

“Ata përpiqen që çdo protestë ta bëjnë kërcënim për shtetin, terrorizëm”, theksoi Ponosh, duke konstatuar se këto kërcënime do të trembin dikë, por edhe faktin se në atë protestës gjysma ishin policë, “disa publikë, disa sekretë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori