LAJMI I FUNDIT:

Pollog, përgatitje për “brigadën kundër zjarrit”

Pollog, përgatitje për “brigadën kundër zjarrit”

Disperzimi i zjarrfikësve duhet të fillojë të funksionojë nga muaji mars por komunat e Pollogut vazhdojnë të rrinë duarkryq. Lokacionin për ngritjen e kullës së zjarrfikësve për momentin e ka gjetur vetëm komuna e Zhelinës, ndërsa komunat e Tearcës dhe e Bogovinës, ende nuk kanë caktuar lokacionin në mënyrë që të nisin punimet për pajisjet e duhura.

“Njësiti i Tetovës ka mbuluar 80 për qind të Pollogut madje kemi dalë në ndihmë edhe Shkupit edhe Gostivarit dhe anasjelltas gjatë rreziqeve, andaj ju apeloj edhe një herë krerëve të komunave rurale që sa më shpejtë të na dalin në ndihmë neve si zjarrfikës. Kjo është nismë e komunës së Tetovës dhe komuna është mbuluese e këtij projekti, por kërkojmë nga komunat rurale që të na sigurojnë objekte dhe pjesën teknike të duhur”, deklaroi Avni Ameti, shef i NJTKZ Tetovë.


“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me NJTKZ Tetovë dhe kemi përzgjedh lokacionin. Do jetë në Grupçin në hyrje të shkollës fillore. Jemi duke vijuar procedurat dhe presim të ngrohet edhe koha dhe të fillojmë me përgatitjen dhe organizimin e komplet procesit të themelimit të Njësisë kundër zjarrit në Komunë të Zhelinës”, u shpreh Jasin Shaqiri, Komuna e Zhelinës.

“Mbetet për të gjetur lokacion dhe për ta përpunuar gjatë këtij muaji, edhe komuna e Tearcës dhe komuna e Bogovinës, ku pritet që ky lokacion të jetë mes komunës së Bogovinës dhe Bërvenicës, ndërsa në Tearcës mes komunave Tearcë e Jegunoc, me qëllim që të jetë sa më afër banorëve”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Me themelimin e tre lokacioneve të disperzuara, Njësia kundër zjarrit në Tetovë pritet të punësojë të paktën edhe pesëdhjetë zjarrfikës, ndërsa njësia territoriale kundër zjarrit pritet të kalojë në Brigadë kundër zjarrit dhe do të jetë e dyta në Maqedoni, pas asaj të Shkupit. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori