LAJMI I FUNDIT:

Politikani serb thotë se Serbia do ta njohë Kosovën, e përgëzon Kurtin për politikë të guximshme

Politikani serb thotë se Serbia do ta njohë Kosovën, e përgëzon Kurtin për politikë të guximshme

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, thotë se Kosova do ta marrë njohjen nga Serbia. Ai gjithashtu ka lavdëruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për, siç thotë ai, këmbënguljen dhe politikën e guximshme që po udhëheq. 

Bogdanoviq, në një postim në rrjetin social në Twitter, ka shkruar se “Kosova do ta marrë njohjen nga Serbia”.


“Këtë e vërtetoi sot Aleksandar Vuçiq. Këtë fakt duhet përshëndetur për shkak të paqes rajonale dhe stabilitetit të plotë të Ballkanit perëndimor dhe të gjithë neve, që investojmë përpjekje të mëdha politike me qëllim të zgjidhjes përfundimtare. Kurse Serbia do ta fitojë tradhtarin më të madh në historinë e saj”, ka shkruar Bogdanoviq.

Në një postim tjetr në Twitter, Bogdanoviq e ka përgëzuar kryeministrin Kurti për këmbënguljen e tij politike.

“E përgëzoj kryeministrin Albin Kurti për këmbënguljen e tij politike, e cila do të synojë anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka shkruar Bogdanoviq, transmeton Telegrafi.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, përkushtimi i Kosovës për integrime euroatlantike dhe bashkëpunimi me serbët e Kosovës është politikë e guximshme e Albin Kurtit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, kryetari i Lëvizjes “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, më 17 dhjetor 2022, derisa po kthehej nga Kosova është ndaluar në vendkalimin kufitar në Merdar, ku policia e Serbisë nuk e ka lejuar të hyjë në Serbi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori