LAJMI I FUNDIT:

Politika e Jashtme e Kosovës e zbehtë, njohësit e fushës së diplomacisë përmendin disa faktorë

Politika e Jashtme e Kosovës e zbehtë, njohësit e fushës së diplomacisë përmendin disa faktorë

Tash e sa vite pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare po konsiderohet i dobët nga njohësit e fushës së diplomacisë.

Dekadën e fundit Kosova nuk ka bërë progres të mjaftueshëm për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare dhe të sigurojë njohje të reja.

Sipas tyre fajin e ka Ministria e Punëve të Jashtme që nuk po përdorë një strategji të mirëfilltë.

“Politikës së Jashtme i mungon një strategji e cila do të ndihmonte në dinamizimin e shtimit të njohjeve dhe anëtarësimit në organizata rajonale…Është e nevojshme një strategji që do të caktonte objektiva afatgjate”, deklaroi Besnik Vasolli për RTV Dukagjinin.

Politologu Avdi Smajlaj kritikon Ministrinë e Jashtme pasi sipas tij ajo po merret shumë me të kaluarën.

“Arsyet e ngecjeve janë të shumta duke filluar nga mungesa e vizionit apo e dijes së njerëzve që janë të zgjedhur. Problemi fillimisht është te Ministria e Jashtme, pastaj te Kuvendi apo Komisioni  parlamentar për Politikë të Jashtme i cili nuk ka dëshmuar një angazhim serioz për të përmbushur objektivat e  Kosovës në politikën e Jashtme”, deklaroi Smajlaj.

Edhe lobimi serb kundër shtetësisë së Kosovës është ndër faktorët që ka penguar Kosovën që të arrijë objektivat në arenën ndërkombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori