LAJMI I FUNDIT:

Një bandë e armatosur në Afrikë të Jugut shkrepi 30 plumba në makinën e blinduar të oficerit, reagimi i këtij të fundit ishte i habitshëm

Një bandë e armatosur në Afrikë të Jugut shkrepi 30 plumba në makinën e blinduar të oficerit, reagimi i këtij të fundit ishte i habitshëm

Një gardian i Afrikës së Jugut është kapur në pamjet e kamerave duke luftuar një bandë grabitësish të armatosur që shkrepën mbi 30 plumba drejt makinës së tij të sigurisë, në një përpjekje për ta vrarë atë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ish-snajperisti i policisë, Leo Prinsloo, 48-vjeçar, po shoqëronte një ngarkesë me vlerë të lartë, me makinën e blinduar Toyota Land Cruiser, kur u zu në pritë nga dy makina, që ishin plot me persona të armatosur.


Disa të shtëna dëgjohen së pari derisa një makinë i afrohet automjetit të ekspertit të sigurisë Leo në autostradën N4 në kryeqytetin Pretoria, duke hapur zjarr dhe në fund duke shkatërruar dritaren e makinës së blinduar.

Në mënyrë të pabesueshme Leo – i cili ishte me njësinë e forcave speciale të Shërbimeve të Policisë së Afrikës së Jugut për 12 vjet, dhe u mëson forcave të tyre speciale ushtarake se si të qëllojnë – mbetet jashtëzakonisht i qetë gjatë sulmit. /Telegrafi/