Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën, ka zbuluar një rast të kontrabandës me mallra në Viti.

Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se policia ka ndaluar një automjet me targa vendore i cili transportonte mjaltë të kontrabanduar.


“Në automjet u gjetën gjithsej 372 kg mjaltë, të shpërndara në 31 paketa. Rasti është cilësuar si “Kontrabandë me mallra” dhe është iniciuar nga Prokurori i Shtetit. Automjeti dhe malli janë deponuar në SPMK – Zhegër dhe do të dorëzohen në Terminalin Doganor”, thuhet në njoftim.

Siç njofton policia, vlera e mallit të konfiskuar kap shifrën prej mbi 7000 euro.

Ndërsa, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/