LAJMI I FUNDIT:

Policia vret katër persona, pas sulmit vdekjeprurës ndaj presidentit të Haitit

Policia vret katër persona, pas sulmit vdekjeprurës ndaj presidentit të Haitit

Policia në Haiti ka njoftuar se ka vrarë katër “mercenarë” të dyshuar, dhe ka zënë dy të tjerë, pas vrasjes së presidentit të këtij shteti, në shtëpinë e tij më 7 korrik.

Sipas zyrtarëve policorë, të dyshuarit tjerë janë në arrati.

Vrasja e presidentit 53-vjeçar Jovenal Moise, mund të krijojë sfida të reja dhe kërcënon ta përballë me kaos shtetin me 11 milionë banorë.


Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph, ka shpallur “shtetrrethim kombëtar” dhe ka thënë se ai tani do të udhëheqë shtetin.

Ishte një grup i 'të huajve': Krejt çfarë dihet rreth vrasjes në shtëpinë e tij të presidentit të Haitit, Jovenal Moise
Lexo po ashtu Ishte një grup i 'të huajve': Krejt çfarë dihet rreth vrasjes në shtëpinë e tij të presidentit të Haitit, Jovenal Moise

Ende nuk ka të dhëna se kush ka qenë mbrapa sulmit kundër presidentit, ndonëse është raportuar se disa burra, që kanë pretenduar se janë zyrtarë policorë amerikanë për hetime të drogës”, kanë hyrë në shtëpinë e Moise.

Zonja e Parë e Haitit, Martine Moise, është në gjendje kritike shëndetësore dhe është raportuar të jetë dërguar në Florida për trajtim.

Pamjet e aksionit të vrasjes së presidentit të Haitit - dyshohet se këtë e organizoi DEA
Lexo po ashtu Pamjet e aksionit të vrasjes së presidentit të Haitit - dyshohet se këtë e organizoi DEA

Moise ka marrë pushtetin përmes një dekreti, pasi zgjedhjet më 2018 ishin shtyrë.

Shkarkimet politike dhe veprime tjera kanë qenë tejet të shpeshta, pak para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, më vonë gjatë këtij viti.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar vrasjen dhe ka bërë thirrje që kryesit e vrasjes të përballen me drejtësinë.

Vritet në shtëpinë e tij presidenti i Haitit, Jovenel Moise – plagoset gruaja e tij
Lexo po ashtu Vritet në shtëpinë e tij presidenti i Haitit, Jovenel Moise – plagoset gruaja e tij

Opozita në Haiti ka akuzuar Moisen se ka instaluar sistem të diktaturës, duke zgjatur mandatin e tij dhe duke u bërë me autoritar.

Ai, në anën tjetër, ka mohuar akuzat. /REL/