LAJMI I FUNDIT:

Policia tregon detajet se si u vra Elvis Pista

Policia tregon detajet se si u vra Elvis Pista

Kandidati për deputet, Elvis Pista, më 15 qershor 2014 ishte qëlluar nga një distancë prej 7 metrash me një pistoletë derisa po dilte nga një restorant në Rahovec. Për hetimin e asaj çfarë ndodhi Policia përgjoi 33 persona dhe intervistoi 94 dëshmitarë.

Në gjashtë faqe përshkrim Policia e Kosovës ka shpjeguar mënyrën se si është qëlluar për vdekje ish-kandidati i PDK-së për deputet, Elvis Pista.


KALLXO.com ka parë detajet e kallëzimit penal të Policisë, i cili i është dorëzuar Prokurorisë së Gjakovës në qershor të vitit 2016.

Kallëzimi shpjegon detajet e ngjarjes që ndodhi në mes 14 dhe 15 qershorit 2014 në Rahovec.

Pista dhe miq të tij pasi kishin përfunduar ndejën në motelin “Jaha Petrol” kishin dalë nga aty për të vazhduar për në shtëpi. Siç përshkruhet nga njëri nga dëshmitarët okularë pas daljes në oborr ishin dëgjuar disa krisma të cilat sipas dëshmitarit ishte menduar se ishin fishekzjarr.

“Çka u ba?”, kishte pyetur Pista, i cili pas këtyre krismave ishte alivanosur.

Siç shkruhet në kallëzim penal, miqtë e Pistës kishin menduar se atij i kishte rënë të fikët.

Për sulmin dhe plagosjen miqtë kishin kuptuar vetëm kur Elvisi kishte hipur në autoambulancë, ku kishin vërejtur shenja gjaku në shpinën e tij.

Raporti i Policisë, i cili në qershor kishte konstatuar se për dy vite me radhë Policia nuk kishte arritur të identifikonte kryesin e mundshëm të aktit, përshkruan mënyrën se si ishte qëlluar Elvis Pista.

Raportet e Balistikës të cilat gjenden në dosje kanë konstatuar se Pista ishte qëlluar nga 7 metra largësi me një pistoletë të kalibrit 7.65 mm.

I njëjti raport shpjegon se Policia kishte intervistuar 94 dëshmitarë të këtij rasti e po ashtu kishte vënë nën masa të përgjimit 33 persona dhe 56 numra telefoni.

Rezultatet e intervistave dhe përgjimeve nuk kanë rezultuar me zbulimin e kryesit të mundshëm të aktit.

Kallëzimi përshkruan edhe detaje të tjera, përfshirë mënyrën se si Policia në Kosovë nuk kishte arritur të hapte telefonin e Pistës, i cili ishte dërguar për t’u hapur në një shtet të Evropës, ku me ndihmën e një polici ndërkombëtar të dhënat ishin nxjerrë nga telefoni.

Në profilizimin të cilin Policia ia bën Pistës ai përshkruhet si një person i kamur, i përfshirë në disa biznese, përfshirë shitblerjen e makinave.  Kallëzimi penal shpjegon se njëri nga personat të cilët i kishin borxh Elvis Pistës ishte marrë me fajde.

Siç shkruhet në kallëzim penal ky person ishte dënuar nga Gjykata e Gjakovës.

Ish-zyrtari i PTK-së dhe kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elvis Pista, vdiq në spitalin e Rahovecit në orët e para të datës 15 qershor të vitit 2014.

Në varrimin e të ndjerit kishin marrë pjesë figura të larta të shtetit, përfshirë kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Pas vdekjes së tij, e motra, Beatrisa, në deklarime për KALLXO.com ishte ankuar për rrjedhën e hetimeve dhe faktin që zyrtarë të lartë nuk ishin marrë në pyetje për rastin.

Sipas Ligjit, hetimi policor për Pistën ka përfunduar më 14 qershor 2016, kur është dorëzuar kallëzimi penal.

Veprime të tjera hetimore mund të merren vetëm nëse Policia dhe Prokuroria kanë prova të reja për ngjarjen. /KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori