LAJMI I FUNDIT:

Policia thotë se sulmuesi i Liverpoolit planifikoi shpërthimin për të paktën shtatë muaj

Policia thotë se sulmuesi i Liverpoolit planifikoi shpërthimin për të paktën shtatë muaj

Burri që vdiq në një sulm të dështuar me bombë në qytetin verior anglez të Liverpoolit të dielën e kishte planifikuar shpërthimin për të paktën shtatë muaj, tha policia të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Emad Al Swealmeen, 32 vjeç, i lindur në Irak, mori me qira një pronë në qytet në prill dhe kishte bërë “blerje të rëndësishme” për bombën e tij “të paktën” që nga ajo kohë, tha Russ Jackson, i cili drejton policinë kundër terrorizmit në Anglinë veriperëndimore.

Pajisja e improvizuar e Al Swealmeen shpërtheu në pjesën e pasme të një taksie jashtë një spitali të Liverpool-it, pak çaste përpara se Britania të shënonte të Dielën e Përkujtimit fundjavën e kaluar.


Momenti i shpërthimit të veturës jashtë spitalit në Liverpool – kamikazi i dyshuar mbeti brenda, shpëtoi shoferi i taksisë
Lexo po ashtu Momenti i shpërthimit të veturës jashtë spitalit në Liverpool – kamikazi i dyshuar mbeti brenda, shpëtoi shoferi i taksisë

Ai u vra nga zjarri, ndërsa shoferi i taksisë shpejt u arratis nga vetura, duke përfunduar me lëndime të lehta pasi thuhet se mbylli Al Swealmeen brenda kabinës së tij.

“Një pamje komplekse po shfaqet mbi blerjet e pjesëve përbërëse të pajisjes. Ne e dimë se Al Swealmeen e ka marrë me qira pronën nga prilli i këtij viti dhe besojmë se blerjet përkatëse janë bërë të paktën që nga ajo kohë”, ka thënë Jackson.

“Tani kemi gjurmuar një të afërm të Al Swealmeen, i cili na ka informuar se ai ka lindur në Irak”.

Azilkërkuesi vuajti nga periudha të sëmundjes mendore që “do të jetë pjesë e hetimit dhe do të marrë pak kohë për t’u kuptuar plotësisht”, ka bërë të ditur Jackson.

Taksisti ‘e mbylli kamikazin në makinën e tij’: Detaje të reja rreth shpërthimit të një veture jashtë një spitali në Liverpool
Lexo po ashtu Taksisti ‘e mbylli kamikazin në makinën e tij’: Detaje të reja rreth shpërthimit të një veture jashtë një spitali në Liverpool

Ndërkohë gazeta Times raportoi se pajisja e improvizuar përmbante TATP – i njëjti eksploziv i favorizuar nga grupi i Shtetit Islamik që u përdor në sulmet e Parisit të vitit 2015 dhe bombardimin në Mançester Arena në vitin 2017.

Shpërthimi ishte sulmi i dytë i frymëzuar nga terrori në Britani në muajin e fundit, pasi një deputet britanik u godit me thikë për vdekje teksa takonte votuesit në Anglinë juglindore në tetor.

Dy incidentet e shtynë qeverinë të hënën të ngrejë nivelin e kërcënimit terrorist nga “thelbësor” në “i rëndë” – i dyti më i larti – që do të thotë se një sulm ishte “shumë i mundshëm”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Botë
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Evropa
Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza

Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza

Azia
Kalo në kategori