Policia suedeze ka porositur sot çiftet që i rrëmbejnë emocionet në veturë, që të mos harrojnë të tërheqin frenin e dorës nëse dëshirojnë të shmangin aksidentet të ngjashëm me atë të një çifti, vetura e të cilëve kishte përfunduar në humnerë derisa ata po kryenin marrëdhënie seksuale brenda saj.

Policia e Stokholmit ka postuar në profilin zyrtar në Twitter, një mesazh interesant të ilustruar me një fotografi, ku shihet një veturë që kishte rrëshqitur nga rruga në qytetin Tanto, transmeton Telegrafi.


“Të dashuruarit kishin harruar të tërheqin frenin e dorës derisa po kënaqeshin në veturë. Siguria vjen në radhë të parë”, thuhej në mesazhin e policisë suedeze.

Policia e Stokholmit është e njohur për porositë drejtuar qytetarëve në të cilat ka një dozë humori. Më shumë se 65.000 përdorues të interneti, ndjekin profilin e tyre në Twitter. /Telegrafi/