LAJMI I FUNDIT:

Policia shpall rezultatet e testit me shkrim të kandidatëve për zyrtar policor

Policia shpall rezultatet e testit me shkrim të kandidatëve për zyrtar policor

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shpallur listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtar policor të cilët iu kanë nënshtruar testit me shkrim nga data 21.02.2022 deri me datën 28.02.2022.

“Kandidatët të cilët kanë arritur rezultatin 70 % e më lartë do ti nënshtrohen testit të shkathtësive fizike. Testimi i shkathtësive fizike fillon të mbahet nga data 28.03.2022  deri me datën 30.03.2022,  dhe vendi i mbajtjes së testimit fizik është Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri”, thuhet në njoftimin e PK-së.


Listën e rezultateve mund ta gjeni KËTU.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës shpall listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtar policor të cilët iu kanë nënshtruar testit me shkrim nga data 21.02.2022 deri me datën 28.02.2022.

Kandidatët të cilët kanë arritur rezultatin 70 % e më lartë do ti nënshtrohen testit të shkathtësive fizike. Testimi i shkathtësive fizike fillon të mbahet nga data 28.03.2022  deri me datën 30.03.2022,  dhe vendi i mbajtjes së testimit fizik është Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri. 

Informatat për kohën, datën dhe vendin ku do të mbahet testi i shkathtësive fizike janë të shënuara në fillim të listës së kandidateve që kanë kaluar testin me shkrim.

Kandidatët nga lista e publikuar duhet të paraqiten me kohë në vendin ku është paraparë mbajtja e testimit fizik duke respektuar Vendimin e Qeverisë të datës 01.03.2022 me nr 01/66 për masat e përgjithshme dhe te veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

  • Certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;
  • Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë.
  • Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, në ambientet e mbyllura.

Kandidatet me vete duhet të kenë:

  1. Numrin e aplikacionit (shih në listat e shpallura),
  2. Letërnjoftimin,

Për më shumë informata rreth testimit të shkathtësive fizike udhëzoheni ti referoheni udhëzuesit për testimin e shkathtësive fizike i cili është i publikuar në ueb faqen e Policisë së Kosovës në rubrikën “Mundësi punësimi”.

VËMENDJE: Kandidatët të cilët kanë ndonjë vërejtje në procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për çdo fazë  të testimit, kanë të drejtë të ankohen. Ankesa duhet t’i adresohet Komisionit Përzgjedhës në afatin prej (5) ditëve  kalendarike,  nga data e publikimit të rezultateve.

Duke marrë parasysh faktin se testi me shkrim është mbajtur për herë të parë në mënyrë elektronike, Komisioni përzgjedhës ka bërë shqyrtimin e të gjitha vërejtjeve gjatë testimit me shkrim dhe problemeve eventuale të paraqitura të sistemit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori