Policia shpall në kërkim Shqiprim Xhaferajn – dyshohet për kanosje dhe shpërdorim pasurie

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe në përputhje me autorizimet ligjore, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të një personi të kërkuar.
Personi në fjalë është Shqiprim (Imer) Xhaferaj, i lindur më 13 prill 1993 në Pejë, ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arrest për shkak të dyshimeve për përfshirje në veprat penale:
Kanosje dhe shpërdorim i pasurisë së huaj.Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që, nëse disponojnë informacione të cilat mund të ndihmojnë në lokalizimin e të dyshuarit, të kontaktojnë menjëherë Policinë e Kosovës përmes numrave zyrtarë apo të paraqiten në stacionin më të afërt policor.
Kontaktet për raportim:
• Numri pa pagesë: 192
• Qendra e thirrjeve: +383 (0) 38 550 999
• Adresa elektronike: info@kosovopolice.com
Policia siguron qytetarët se çdo informacion i ofruar do të trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me ligjin.
Bashkëpunimi i qytetarëve me institucionet e sigurisë mbetet thelbësor për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.


















































