Policia rumune ka bastisur selinë e NIS Petrolit në Timisoara për veprimtari spiunazhi dhe dyshime lidhur me rezervat e naftës që kishin ardhur nga Moska dhe Beogradi, megjithëse kompania serbe e naftës kishte detyrimin të informonte Rumaninë për këto gjetje.
Sipas mediave vendore, Departamenti Kundër Krimit të Organizuar ka kryer kontrolle në zyrat e NIS dhe në shtëpitë e punëtorëve të kompanisë në Timisoara dhe Bukuresht.
Janë kryer gjithsej nëntë bastisje, ndërsa hetuesit kanë marrë disa kompjuterë dhe dokumente nga zyrat.
Të paktën tetë persona janë dërguar për t’u marrë në pyetje në selinë e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Timisoara.
Në Bukuresht, policia bastisi banesat e dy punonjësve të NIS Petrol, përgjegjës për sigurinë e sistemit të teknologjisë e informacionit në Rumani dhe në Timisoara u kryen kontrolle në zyrën e kreut të IT-së.
It's actually being said directly that they were giving the info to the 🇷🇺.
— Cristian Dorobantu (@CristianDoroba3) October 3, 2022
Hetuesit po flasin për një rrjedhje të mundshme të informacionit të paautorizuar apo aktivitet spiunazhi në lidhje me eksplorimin e depozitave të naftës dhe gazit që nga viti 2014 në qarkun e Timisit.
Në këtë vit, NIS Petrol filloi kërkimet gjeofizike për naftë dhe gaz natyror në disa zona, më pas përfaqësuesit e kompanisë njoftuan për testime pa lëndë plasëse, me përdorimin e dridhjeve të kontrolluara të prodhuara nga sistemi hidraulik. Kompanisë iu dha certifikata e urbanistikës për ndërtimin e pusit të parë kërkimor për naftë dhe gaz.
Sipas dokumentit të përgatitur nga kryetari i atëhershëm Georgi Natsov, shpimet e naftës dhe gazit natyror do të kryheshin në një thellësi prej 2,500 metrash në tokë jashtë fshatit me një sipërfaqe mbi 2,000 metra katrorë për të cilën kompanisë iu dha drejtë për 15 vjet.
Më pas, megjithatë, vendasit kanë penguar përfundimin e këtij operacioni pasi kanë organizuar një protestë kundër veprimeve të kompanisë NIS Petrol.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar se rusët kanë ende kontroll mbi kompaninë NIS me 56.15 për qind pronësi, ndërsa Serbia ka 29.87 për qind. Sipas marrëveshjes së arritur në fund të vitit 2008, pala ruse, me 400 milionë euro, ka marrë 51 për qind të pronësisë në ish-gjigantin serb të naftës.
Në krye të shtetit serb në atë kohë ka qenë Partia Demokratike e Serbisë, e udhëhequr nga kryeministri Vojisllav Koshtunica dhe Partia Demokratike e presidentit të atëhershëm Boris Tadiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Evropa drejt prodhimit të një aeroplani hapësinor hipersonik

Trump dhe Epstein ishin miq të ngushtë?

Trump u diagnostikua me pamjaftueshmëri kronike venoze – sa serioze është gjendja e tij?

Rrëmujë në dasmën e djalit të guvernatorit indonezian, tre të vdekur

Trump hedh poshtë akuzat për lidhje me Epstein: Nuk ka prova, nuk ka asgjë

"Vritni agresorët rusë, fitoni pikë", ukrainasit po prezantojnë një model të ri lufte

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë